Ditët e kulturës serbe në Shkodër
Ditët e kulturës serbe në Shkodër
Shkodër, 31. Gusht 2013. – Në ambientet e shoqatës së pakicës kombëtare serbo-malazeze “ Moraça-Rozafa” me praninë e anëtarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve u mbajt manifestimi “ Ditës së kulturës serbe në Shkodër”.
Kjo është hera e pestë radhazi që shoqata “ Moraça-Rozafa” promovon kulturën serbe në Shkodër dhe përpiqet që ky manifestim kulturor të bëhet traditë.
Tema e manifestimit të këtij viti ishte promovimi i librit “ Vraka dhe Vrakaçorët” , me autor Gligorije Matanoviq në bashkëpunim me Dr. Borislav Peleviq , i cili është bashkëautor dhe redaktor i librit.
Ky libër përshkruan dhe i paraqet lexuesve dhe opinioni publik të Shkodrës historinë e popullit tonë, gjatë 350 viteve të fundit, të kaluarën, zakonet, shpërnguljet dhe të tashmen.
Fjalën e hyrjes e mbajti kryetari i shoqatës “ Moraça-Rozafa” z. Pavlo Jakoja Brajoviq. Ai përshëndeti të pranishmit dhe shprehu shpresën se kjo traditë do të vazhdojë dhe vitet në vijim.
Për autorin e librit , Gligorije Matanoviq, i cili ndërroi jetë disa muaj përpara u mbajt një minut heshtje u dha titulli anëtarit të nderit të shoqatës (pas vdekjes).
Në këtë manifestim mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranëm, ekselenca e tij z. Miroljub Zariq.
Për të gjithë të pranishmit u ndanë në formë dhurate kopjet e librit “ Vraka dhe Vrakaçorët” dhe pas promovimit u organizua një koktej. Evenimenti u ndoq dhe u transmetua në të gjithë mediat lokale.