Month: dhjetor, 2013

Nacionalizmi, minoritetet dhe integrimi europian

Bledar Bashanoviq

Bledar Bashanoviq

Anëtar i Komitetit Shtetëror për Minoritetet të Republikës së Shqipërisë

Përfaqësues i minoritetit kombëtar serbo-malazez

Nacionalizmi, minoritetet dhe integrimi europian

Në një kohë të verbër apatie sociale, izolimi kolektiv dhe rezistence për sensibilizimin e shoqërisë mbi nevojën e adoptimit të qëndrimeve, normave Read more →

Hapet kursi i dytë i gjuhës serbe në Fier

IMG_2893

Me 23 Nëntor 2013 ditën e shtunë, në fshatin Hamil të Komunës Libofshë, u hap kursi i dytë i gjuhes serbe. Shoqata e serbëve të Shqipërisë “ Jedinstvo” falë ndihmës së Zyrës për marrëdhëniet me diasporën dhe Serbët e rajonit të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë arriti që, krahas kursit të parë të gjuhës serbe i cili është hapur 3 vjet më pare në fshatin Rreth Libofshë, të mundësojë edhe për fëmijët e fshatrave më të largët në të cilët jetojnë një numër i konsiderueshëm I pakicës serbe, mësimin e gjuhës serbe. Per here te pare në këtë kurs u ulën mbi 78 nxënës Read more →

Shen Jovan Vladimir

Shoqata ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” është themeluar në vitin  1995 si organizatë jofitiprurëse humanitare me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit fetar, por edhe kulturor, arsimor dhe traditave e zakoneve e pjesëtarëve të minoritetit serbo-malazez të fesë ortodokse në Shqipëri. Shoqata është organizatori kryesor I aktiviteteve me karakter fetar  dhe festimit të festave fetare në Shkodër dhe në Vrakë.  Shoqata I kushton një kujdes të veçantë ruajtjes dhe mirëmbajtjes së objekteve egzistuese të kultit në shërbim të pjesëtarëve të minoritetit tone, kryen monitorimin dhe advokacinë për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të vjetra të kultit dhe kryen studime mbi historinë e tyre. Shoqata në bashkëpunim me organizatat e tjera të minoritetit tone realizon aktivitete kulturore, artistike, letrare dhe muzikore në gjuhën serbe dhe mban kontakte të vazhdueshme me institucionet shtetërore dhe joqeveritare në Shqipëri dhe në Serbi e Mal të Zi me qëllim realizimin e projekteve dhe zgjidhjen e problematikave që lidhen me ringjalljen e identitetit etnik dhe fetar  të minoritetit serbo-malazez në Shqipëri.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k