Festohet Dita Kombëtare e Republikës së Serbisë në Tiranë

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq, përfaqësuesit e organizatave serbo-malazeze “ Shën Jovan Vladimir”, “ Moraça-Rozafa” dhe “ Jedinstvo” me dt. 13.Shkurt.2014 morën pjesë në festimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Serbisë.Pritja me këtë rast u organizua në hotel Tirana Internacional në Tiranë, me pjesëmarrjen e të ftuarve të shumtë nga rradhët e përfaqësuesve të partive politike shqiptare, institucioneve më të larta shtetërore dhe të trupit diplomatik të vendeve të akredituara në Tiranë.