Month: dhjetor, 2014

GËZUAR VITIN E RI 2015

images

Shoqata ortodokse „ Shën Jovan Vladimir“ ju uron të gjithë pjesëtarëve të pakicës kombëtare serbo-malazeze, anëtarëve të komunitetit ortodoks në Shkodër dhe Shqipëri, të gjithë bashkëqytetarëve shkodranë dhe të gjithë miqve nga Serbia dhe Mali i Zi një Vit të Ri të gezuar, të begatë dhe tëlumtur.

Le të jetë ky Vit i Ri viti i progresit në punë, familje, shoqëri, një vit i cili do të shënojë paqe dhe tolerancë tek të gjithë qytetarët dhe kulminimi i dashurisë vëllazërore dhe të Zotit midis njerëzve.

Vizita e delegacionit të Parlamentit të Republikës së Serbisë

IMG_1469

Delegacioni i Komisionit të Parlamentit të Serbisë për diasporën dhe Serbët e rajonit, në përbërje të të cilit ishin parlamentarët : Kryetari i Komisionit Dr. Janko Veselinoviq dhe anëtarët  Aleksandër Çotriq dhe Millan Gjurica vizitoi Shqipërinë nga data 30 Nëntor-4 Dhjetor.
Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e komunikimit me shoqatat të cilat veprojnë në drejtim të mbrojtjes së popullit serb në Shqipëri, me organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë si dhe me faktorë të tjerë në vend për tu informuar sa më mirë dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare respektive. Read more →

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k