Month: janar, 2015

Festa e Shën Savës në Vrakë

IMG_1758

Të dielën, me dt. 25.01.2014 sipas traditës Shoqata e pakicës serbo-malazeze ” Moraça-Rozafa” me në krye kryetarin e saj z. Pavlo Jakoja Brajoviq, për të 5-tin vit rradhazi organizoi me fëmijët dhe prindërit e kursit të gjuhës serbe, për pjesëtarët të pakicës sonë nga zona të ndryshme të Shkodrës si dhe për shumë të ftuar dhe miq tanë  , me mbështetjen e Mitropolisës së Malit të Zi,  festën shkollore të Shën Savën , shenjtorit të parë serb. Read more →

Festohen Krishtlindjet në Vrakë

IMG_1639

Si çdo vit, edhe këtë vit populli besimtar i Shkodrës, Vrakës dhe miqtë e tyre u grumbulluan të martën, në orën 14 në oborrin e kishës ortodokse “ Shën Trinia” të Vrakës në festimin e ditës së lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit, në ceremoninë tradicionale të ndezjes së dushkut.
Ceremonia filloi me lutjen e priftërinjve të Mitropolisë së Malit të Zi së bashku me priftin e Shkodrës të cilët bekuan dushkun, simbolin e drurit i cili zbriti nga qielli dhe i cili mbajti ngrohtë të hyjin e sapolindur, simbol i ngrohtësisë, dashurisë dhe mirësisë e gjithçkaje që është hyjnore ndaj qënieve njerëzore dhe simbol i jetës së mbushur më dashurinë e Zotit.
Drunjtë i vendosën përfaqësuesit e shoqatave serbo-malazeze, bashkëpunëtorët si dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq.
Të nesërmen , liturgjia e shenjtë u mbajt në prani të një numri të madh besimtarësh nga Protojerej Radomir Nikçeviq dhe prifti i Shkodrës Nikola Petani. Në fjalën e tij përshëndetëse, Nikçeviq i përcolli të gjithë të pranishmëve dëshirat dhe urimet më të përzemërta. Ai tha midis të tjerash se “ duhet të kemi besim te Zoti Jezu Krishti, i cili u bë njeri, që të ndante dashurinë e Zotit dhe i mësoi ata për vlerat hyjnore, dhe me veprat e tij, të cilat shumë historianë i kanë shënuar, na ndriti rrugën drejt botës qiellore”.
Ai uroi që të gjithë të jemi afër të tjerëve , të mos e kursejmë ndihmën, dashurinë dhe gëzimin ndaj më të afërmeve sepse vetëm kështu do të ecin në gjurmët e Jezusit.
Pas kësaj besimtarët morën kungimin ndërsa të vegjëlve iu ndanë shumë dhurata me ëmbëlsira dhe kalendarë kishtarë.
Shoqata ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” për të gjithë miqtë dhe të ftuarit organizoi tryezën e dashurisë kristiane.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k