Festimi i festës së Vrakës, Shën Trinisë në Vrakë

Te dielën, më 31 Maj 2015 besimtarët ortodoksë të Vrakës, Shkodrës dhe zonave të tjera u mblodhën për të festuar në kishën e Shën Trinisë festën me të njëjtin emër të fshatit.
Sipas traditës, liturgjia e shenjtë u mbajt në orën 10, të cilën e shërbyen priftërinjtë nga Mitropolia e Malit të Zi në gjuhën serbe dhe një numër i madh i besimtarëve ortodoksë mbushi kishën e Shën Trinisë në Vrakë.
Prifti pas shërbesës tradicionale i transmetoi besimtarëve përshëndetjet e Mitropolitit të Malit të Zi Amfillohije , shprehu falenderimet dhe u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që ti luten Zotit për shëndetin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Anastasit, i cili ka dhënë bekimin e Tij që liturgjitë në këtë kishë të mbahen në gjuhën tonë amtare Serbe për pjesëtarët e popullit tonë.
Midis të tjerash ai theksoi se kjo festë është shenjë e përjetshmërisë, mirësisë dhe shpirtit të Zotit, nga fara e të cilit ne egzistojmë, se në këtë tokë të bekuar duhet të tregojmë se cilat janë virtytet e Zotit, veprat e mira dhe vlerat të gjithë njerëzve, miqve dhe për të gjithë të tjerët të jemi shembull sepse vetëm kështu do të shohim se sakrifica e Krishtit nuk ishte e kotë dhe ti afrohen besimit tonë të cilën me veprat tona e mishërojmë.
Pas kësaj, u nda dhe buka e festës dhe të gjithë besimtarëve iu ndanë ëmbëlsira për më të vegjlit.
Për nder të miqve Shoqata Shën Jovan Vladimir organizoi tryezën e dashurisë kristianë në një nga restorantet në liqenin e Shkodrës.