Festohet festa e lartësimit të Zonjës së Shenjtë

Me bekimin e Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë z. Anastas dhe Mitropolitit të Malit të Zi z. Amfillohije në kishën e Shën Trinisë në Vrakë në Shkodër u festua për herë të parë festa e lartësimit të Zonjës së Shenjtë. Besimtarët e mbledhur mes të cilëve dhe shumë fëmijë morën pjesë në shërbesën e thirrjes së Shpirtit të Shenjtë për një fillim të mbarë të vitit shkollor 2015-2016. Liturgjia u shërbye si zakonisht nga atë Radomir Nikçeviq me pjesëtarë të tjerë të klerit. Pas shërbesës ai ligjëroi:
– Zoti le ti hapë mendjen dhe ti japë zgjuarsi gjithë këtyre fëmijëve. Le ti shëndrisë mendjen dhe gjykimin për të kryer detyrat që do i dalin përpara dhe të jenë të dobishëm për familjen dhe gjithë të tjerët, por edhe për Kishën e tyre- tha ai.
Ai tha se nuk ka asgjë më të bukur, më të fisme, madhështore për shpëtimin e njerëzisë se Zonja e Shenjtë. Prova për këtë është Biri i Zotit i cili u lind nga barku i saj. Ne i lutemi asaj se edhe ajo kaloi vuajtjet dhe mundimet duke parë sakrifikimin e birit të saj i cili ishte i pagabuar. Ajo është një ndihmëtare e madhe sepse ajo është gjithmonë aty për të ndihmuar. Vetëm kur nga ajo kërkohet me sinqeritet dhe dashuri- theksoi ai.
Pas kësaj ligjërate fëmijëve iu ndanë dhurata nga Manastiri i Ostogut dhe shtëpia botuese “ Svetigora”. Më pas të pranishmëve iu drejtua dhe Kryetari i Shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” z. Simo Ajkoviq si dhe Kryetari i Shoqatës së pakicës kombëtare serbo-malazeze “ Moraça-Rozafa” z. Pavlo Jakoja. Në shërbesë mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët.
Atë Nikçeviq lajmëroi shërbesën e rradhës për dt. 20 Shtator dhe organizimin e një shfaqjeje kulturore me pjesëmarrjen e grupit „ Bozhurët e Kosovës” e cila drejtohet nga aktorja Ivana Zhigon.