Festa e lindjes së Zojës së Shenjtë

Të shtunën dhe të dielën me dt. 19 dhe 20 Shtator në Shkodër u festua në prani të një numri të madh besimtarësh festa e lindjes së Zojës së Shenjtë dhe njëqind vjetori i kalimit të ushtrisë serbe nëpër Shqipëri. Kremtimet u organizuan në formën e lutjeve dhe parastosit nga shoqatat Moraca-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir.
Me kete rast te shtunen ne sallen e kinema “ Milenium” u organizua nje shfaqje ku debutuan aktoret kryesore te Teatrit Popullor te Beogradit Ivana dhe Jelena Zhigon, lahutarja Bojana Pekoviq dhe ansambli artistik “ Bozhuret e Kosoves”.
Të dielën liturgjia u shërbye nga atë Radomir Nikçeviq dhe Justin Mrenoviq. Gjatë liturgjisë kënduan dhe miqtë nxënësit e Mësonjëtores së Shën Pjetrit në Cetinjë. Pas kësaj liturgjie u shërbye parastosi për të rënët e tërheqjes tragjike të ushtrisë serbe nëpër Shqipëri.
Në fund të këtyre ditëve të ortodoksisë u organizuar tryeza e dashurisë vëllazërore dhe më pas miqtë patën rastin të vizitojnë mbetjet e kishës së Boriçit të Vogël dhe kullën e priftit Velisha Popoviq.