Month: shkurt, 2016

Kremtohet festa e Shën Savës në Shkodër

DSC_7129

Festa e Shën Savës, shenjtorit dhe mësuesit serb u kremtua për herë të tetë në Vrakë dhe Shkodër me dt. 31 Janar 2016 në ditën e Atanasit të madh, Kirilit të Aleksandrisë dhe Kryepeshkopit Serb Maksimit.
Shërbesën e shenjtë arqipeshkore e mbajti Hirësia e Tij Kryepeshkopi i Cetinjës, Mitropoliti i Malit të Zi z. Amfilohije bashkë me priftërinjtë e Mitropolisë dhe priftin ortodoks të Shkodrës, atë Nikolla Petani.
Liturgjinë e shoqëruar me zërat e tyre të mrekullueshëm dhe anëtarët e korit kishtar të Shën Savënn nga Herceg Novi.
Gjithashtu përveç banorëve të shumtë dhe fëmijëve nga Vraka dhe Shkodra në lirtugji morën pjesë dhe besimtarë nga Herceg Novi, Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët dhe figura të tjera të jetës shoqërore nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Mitropoliti i Malit të Zi iu drejtua besimtarëve me mesazhin Shën Savës, rëndësinë e tij për popullin serb dhe për të gjithë ortodoksinë dhe për rrugën të cilën ai na e la për ta ndjekur. Pas ligjëratës së tij, në emër të Kishës ortodokse autoqefale shqiptare të pranishmit i përshëndeti dhe atë Nikolla Petani ndërsa në emër të shoqatës sonë , kryetari i shoqatës z. Simo Ajkoviq. Pas liturgjisë motrat serbe nga Herceg Novi qerasën të gjithë të pranishmit me gatimet e tyre tradicionale.
Pas liturgjisë u organizua për herë të tetë akademia e Shën Savës të cilën e organizuan shoqatat përfaqësuese të minoritetit, shoqata “ Moraça-Rozafa” dhe shoqata “ Shën Jovan Vladimir”. Në fillim të ceremonisë Mitropoliti Amfilohije e bekoi dhe ndau bukën e festës dhe ripërsëriti rëndësinë e dy shenjtorëve tanë, Shën Savës dhe Shën Jovan Vladimirit. Në vazhdim të akademisë së Shën Savës, u luajtën himnet e tre shteteve, të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga grupi Classic Sound ndërsa të gjithë të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës Moraça-Rozafa Pavlo Jakoja Brajoviq. Gjithashtu monologun e rastit për rëndësinë e kësaj feste e mbajti profesori i katekizmit në Cetinje Budimir Aleksiq
Në programin në vazhdim kursantë e gjuhës serbe në Shkodër të udhëhequr nga profesori Svetozar Qirakoviq recituan poezi për Shën Savën të ndjekur nga kori i Shën Savës nga Herceg Novi të cilët këndua këngët më të bukura fetare nga repertori i tyre. Programi i akademisë së Shën Savës u udheheq nga studentja e mjekësisë në Beograd Gordana Ajkoviq. Në fund të saj Mitropoliti i dorëzoi ikonat e Shën Jovan Vladimirit : Pavlo Brajoviq-it, Simo Ajkoviq-it , ambasadorit të Republikës së Serbisë në Tiranë z. Miroljub Zariq dhe kryetarit të shoqatës së Serbëve të Fierit “ Jedinstvo” z. Eqerem Duleviq. Ai gëzoi pa masë dhe vogëlushët të cilëve i ndau dhurata me libra për Shën Savën dhe ëmbëlsira.
Në drekën tradicionale Mitropoliti bekoi të gjithë të pranishmit të cilët ishin mbledhur për festimin e Shën Savës në Shkodër. Tradita e festimit të ditëve të Shën Savës u ripërtëri në vitin 2009 , për herë të parë pas vitit 1934.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k