Month: korrik, 2016

Rinis emisioni në gjuhën serbe në Shkodër

kopliku-tv

Nisur nga nevoja e vazhdueshme për informim e pjesëtarëve të pakicës sonë në Shkodër dhe me qëllim arritjen e përfaqësueshmërisë së gjuhës serbe në ambientin mediatik të Shkodrës, në organizimin e shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa” dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë u mundësua për të katërtin vit rradhazi prodhimi dhe shfaqja e emisionit informativ dhe edukativ në gjuhën Serbe në rajonin e Shkodrës. Read more →

MPJ inicion idenë e miratimit të një ligji për minoritetet në takimin me përfaqësues të pakicave kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare

big_img_2159

Në praninë e të gjitha organizatave kryesore të minoriteteve në ambientet e MPJ u mbajt sot një takim prezantues dhe konsultativ me titullarë të lartë të kësaj ministrie në kuadër të përgatitjes së projekt-ligjit specifiк për të drejtat dhe liritë e minoriteteve në Republikën e Shqipërisë. Miratimi i këtij ligji të advokuar për një kohë të gjatë nga organizatat e minoriteteve dhe përfaqësuesit e tyre pranë institucionit të Komitetit Shtetëror për Minoritetet, është përfshirë në planin e masave që Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon të drejtat e minoriteteve. Read more →

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k