Shenjtërohet Katedralja e Shën Jovan Vladimirit në Bar

Përfaqësuesit e shoqatave Serbe në Shqipëri, z. Pavlo Brajoviq, kryetari i Shoqatës së Pakicës Serbo-Malazeze në Shqipëri “ Moraça-Rozafa” dhe Simo Ajkoviq , kryetari i Shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir dhe kryetari i Shoqatës së Serbëve të Shqipërisë ” Jedinstvo” z. Eqerem Duleviq bashkë me besimtarë të shumtë nga Shkodra me ftesë të Hirësisë së tij Mitropolitit të Malit të Zi Amfillohije morën pjesë në ceremoninë historike të shenjtërimit të Katedrales madhështore të Shën Jovan Vladimirit në Bar , në Mal të Zi. Në prani të njerëzve të shumtë , ceremoninë e shenjtërimit e udhëhoqi Fortlumturia e tij Patriarku i Jeruzalemi Teofili i Tretë, me bashkëshërbesën e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Irinej, ku dhe shërbeu dhe liturgjinë e parë të Shenjtë arkipeshkopale. Read more →