Month: tetor, 2016

Konferenca“ Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave për pakicat kombëtare”

33_big

Në Tiranë me 26 Tetor 2016 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë u mbajt konferenca “ Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave për pakicat: Projektiligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” në të cilën morën pjesë pjesëtarët e të gjitha pakicave kombëtare në Shqipëri përfshirë dhe përfaqësuesit e pakicës sonë kombëtare në Shqipëri, z. Pavlo Jakoja, kryetar i shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa”, z. Simo Ajkoviq kryetar i shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimiri” dhe z. Eqerem Duleviq, Kryetar i Shoqatës së Serbëve të Shqipërisë ” Jedinstvo”.
Kjo konferencë shërbeu si platformë konsultimi me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare për ndërtimin e një kuadri ligjor efikas për pakicat i cili do të jetë i harmonizuar me standartet europiane.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë znj. Odeta Barbullushi e cila theksoi se mbrojtja e pakicave kombëtare është një nga 5 prioritetet për hapjen e negociatave për hyrjen në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria do të bëjë gjithçka që qytetarët e saj të gëzojnë të drejta të njëjta brenda kuadrit ligjor dhe për këtë është i nevojshëm krijimi i një kuadri ligjor me anë të të cilit edhe pakicat kombëtare në Shqipëri të përftojnë të gjitha të drejtat që u përkasin në aspektin e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës në përputhje me standartet ndërkombëtare, nëpërmjet një ligji specifik për pakicat kombëtare.
Gjatë konferencës u prezantuan dhe detyrimet të cilat dalin për Shqipërinë nga anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare dhe nga procesi i integrimit europian si dhe u shqyrtuan praktikat më të mira në këtë fushë nga vendet e rajonit dhe më gjërë. Në konferencë u identifikuan gjithashtu dhe instrumentet për ndërhyrje në legjislacionin e kësaj fushe.
Gjatë konferencës përfaqësuesit e pakicave kombëtare paraqitën opinionet dhe propozimet e tyre për pëmbajtjen e draftit të ligjit të ardhshëm për pakicat kombëtare i cili pritet të depozitohet për miratim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë në fillim të vitit tjetër.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe përfaqësues të delegacioneve të Bashkimit Europian , të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës në Tiranë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik vendeve amë të minoriteteve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, z. Miroljub Zariq, Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë dhe të ambasadave të Greqisë , Maqedonisë, Malit të Zi etj.
Përfaqësuesit e institucioneve europiane për çështjet e pakicave kombëtare kërkuan nga shteti shqiptar që të miratohet sa më shpejt ligji për pakicat kombëtare nga i cili varet dhe zbatimi në tërësi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve si dhe theksuan se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është e vonuar në miratimin e ligjit në fjalë.

Parrulla urrejtjeje etnike me rastin e ndeshjes Kosovë-Kroaci

Kosovo and Croatia's fans draped in national flags sing together ahead of the World Cup Group I qualifying match between Kosovo and Croatia in main square in Shkoder, Albania on Thursday Oct. 6, 2016. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Para fillimit dhe gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Kroaci për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018 e cila u mbajt në Shkodër, grupe tifozësh të Kroacisë dhe Kosovës bënë thirrje me konotacion të urrejtjes teknike ndaj popullit Serb dhe Serbisë. Parrullat për eliminimin me varje dhe me mënyra të tjera vrasjeje të Serbëve shkaktuan ndjenjë pasigurie tek qytetarët me origjinë Serbe nga qyteti i Shkodrës si dhe shkelën mikpritjen të cilën populli i Shkodrës iu ofroi me dhënien e stadiumit për të luajtur ndeshjen me midis tyre. Read more →

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k