Month: prill, 2017

Festohen Pashkët në Vrakë

IMG_20170416_112149

Në Vrakë afër Shkodrës të dielën me dt. 16. Prill.2017 u mbajt Liturgjia e Pashkës në Kishën e Shën Trinisë në Vrakë nën drejtimin e atë Justin Mrenoviq me bashkëshërbimin e priftërinjve nga Mali i Zi, me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe pjesëtarëve të pakicës sonë të besimeve të tjera, të cilët janë gjithmonë të pranishëm me vëllezërit e tyre të të njëjtit komb. Pas kungimit të besimtarëve dhe bekimit të vezëve të Pashkës, atë Justini i uroi të gjithë të pranishmit Pashkët dhe i përcolli përshëndetjet e Mitropolitit Amfilohije, i cili për 25 vite kujdeset për jetën fetare të besimtarëve ortodoksë të përkatësisë Serbe. Ai kujtoi se në një ditë të tillë Pashkësh, para 25 vitesh Mitropoliti Amfilohije shërbeu liturgjinë e parë pas regjimit të Enver Hoxhës , duke i dhënë mbështetje popullit të vuajtur. Ai shtoi se falë Kryepeshkopit Anastas u ringjall dhe kisha ortodokse në Shqipëri dhe fëmijët sot pagëzohen. Ai tregoi për prejardhjen e tij nga familja Mrenoviq me origjinë nga banorët e vjetër të Vrakës, gjyshi i të cilit ka shërbyer në Boriçin e Vogël para 95 vjetësh. Të gjithë të pranishmëve iu drejtuar me fjalët- Krishti u Ngjall, të cilave të gjithë iu përgjigjën njezëri- Me të Vërtetë u Ngjall.
Krahas besimtarëve nga Shkodra dhe Vraka, në liturgji mori pjesë dhe zv. Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Jugoslav Gjorgjeviq me bashkëshorten.
Të gjithë të pranishmëve me këtë rast iu ndanë paketat e dhuratave.
Pas shërbesës u organizuar dhe tryeza e dashurisë në të cilën miqtë nga Mali i Zi i përshëndetën z. Pavlo Jakoja, kryetari i Shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça- Rozafa” dhe z. Simo Ajkoviq, Kryetari i shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” . Ata falenderuan Mitropolitin Amfilohije i cili ndihmon në mënyrë të pakursyer popullin tonë në Shkodër dhe e mbledh rreth Kishës së Shenjtë.

KRISHTI U NGJALL

anastasis

Shoqata Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” i uron të gjithë besimtarëve Ortodoksë dhe Katolikë festën me të madhe kristina, Ngjalljen e Zotit tonë Jezu Krishtit.
Duke festuar ngjalljen e Zotit tonë, në kremtojmë dritën e përjetshme hyjnore e cila i është bërë dhuratë zemrave tona nga dita e lindjes dhe e cila na zhduk errësirën në rrugën tonë në jetë. Si një mishërim i Zotit në këtë botë, ne jemi të bekuar nga dashuria e tij, të cilën ne jemi caktuar ta shpërndajmë me anë të veprave të mira tek të gjithë njerëzit pa dallime, me besimin te Zoti, dhe me këtë të ringjallemi dhe të gjejmë vendin tonë në jetën e përjetshme pranë tij.
Me rastin e Pashkëve, Shoqata “ Shën Jovan Vladimir” i bën thirrje të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shkodrës dhe më gjerë të marrin pjesë në Liturgjinë e Shenjtë e cila do të mbahet ditën e Dielë, në orën 10 në Kishën e Shën Trinisë në Vrakë.
ME TË VËRTETË U NGJALL

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k