Month: janar, 2018

Festa e Shën Savës në Shkodër

IMG-d9db46c04f656e24294b3d9a65f47f8e-V-512x512

Të dielën, 28 janar, besimtarët ortodoksë të Shkodrës dhe zonës së Vrakës u mblodhën në kishën e Shën Trinisë së Shenjtë në Vrakë së bashku me bashkatdhetarët e tyre nga Mali i Zi për të kremtuar Ditën e Shenjtorit më të madh Serb, Shën Sava.
Liturgjia e Shenjtë u mbajt nga At Željko Čalić me shërbesën e atë Dragan Mitroviq nga Kisha Ortodokse e Malit të Zi si dhe nga famullitari i kishës të Shkodrës at Nikolla Petani dhe dhjaku i kishës së Shën Trinisë së Shenjtë në Vrakë, Ivan Popoviq.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Atë Zheljko Calic theksoi se ashtu si apostujt e shenjtë pas lindjes së Jezusit rendën për të dëshmuar shenjtërinë e tij, edhe Sveti Sava ndoqi me devotshmëri hapat e tyre.Atë Çaliq theksoi se të gjitha mrekullitë dhe pasuria e kësaj bote që nuk janë të bazuara në besimin në Krishtin janë vetëm të përkohshme ose siç tha Krishti: “Ky thesar është shkatërrimtar”.
– Të gjitha pasuritë e kësaj bote janë të përkohshme, pasi të gjitha thesaret e perandorive të fuqishme i mbeten vetëm historisë dhe mbeten vetëm në letër. Vetëm shenjtorët e Perëndisë, si Shën Sava , mbeten përgjithmonë. Ne festojmë Shën Savën si mbrojtësin tonë, sepse ai është pasuria jonë e vetme e vërtetë- përfundoi në fjalën e tij Čalić duke i uruar të gjithë të pranishmëve këtë festë.
Pas liturgjisë dhe kungimit të besimtarëve, fëmijëve u shpërndanë dhurata, ndërsa në nder të të gjithë të pranishmëve, një koktej formal u organizua në një nga restorantet lokale.

 

Krishtlindjet në Shkodër

20180107_101816-800x600

Të dielën, me 7 Janar të këtij viti, një numër i madh besimtarësh ortodoksë të cilët festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Julijan u mblodhën në kishën e Shën Trinisë në Vrakë për të festuar lindjen e Birit të Zotit dhe për të marrë pjesë në liturgjinë tradicionale të Krishtlindjes.

Si çdo vit, atë Radomir Nikçeviq nga Mitropolia e Malit të Zi udhëhoqi liturgjinë e shenjtë, dhe pas këndimit të Dhjatës, u uroi të pranishmëve paqe dhe gëzime në shtëpitë e tyre. Ai theksoi mençurinë e dijetarëve hebrenj të cilët dinin thjeshtësinë me të cilën Zoti vendosi që Biri i tij i Shenjtë të lindë në një shpellë sepse „ në vend të krijimit njerëzor, Zoti zgjodhi që ai të lindte në vendin të që kishte krijuar ai vetë. Krishti i kthehet çdo gjenerate dhe njeriu i cili pranon lindjen, egzistencën dhe qëllimin për të cilin ai erdhi në këtë botë” –tha atë Radomiri.

– Krishti u sakrifikua për ne, dhe për këtë edhe ne ngrohim vatrën tonë me drunjtë që simbolizojnë lindjen e tij. Krishti, Biri i Zotit, njëri nga Shën Trinia, u lind si njeri që të shpëtonte çdonjërin nga ne. Zoti le tju japë paqe, dritë dhe ngrohtësi në shtëpitë tuaja dhe që dashuria dhe ngrohtësia e tij të transformojë çdo shpirt në këtë qytet sepse vetëm kështu dëshmohet se kjo jetë është vetëm rruga drejt jetës së përjetshme“ –përfundoi fjalën e tij atë Radomiri.

Ai i përcolli të gjithë besimtarëve bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije dhe përshëndeti Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq dhe kryetarët e shoqatave Shën Jovan Vladimir dhe Moraça-Rozafa.

Pas kungimit, fëmijëve iu ndanë dhuratat e festës, ndërsa për miqtë u organizua tryeza e dashurisë kristiane në një nga lokalet e zonës.

Festimi i vigjiljes së Krishtlindjes në Shkodër

IMG-02068eb46c5d4d37d1009a3642e52ef9-V

Pjesëtarët e pakicës Serbe dhe Malazeze në Shkodër festuan sot Vigjiljen e Krishtlindjes në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të mbledhur rreth zjarrit të shenjtë i cili simbolizon thëngjillin të cilin ka ngrohur virgjëreshën Maria gjatë lindjes së djalit të saj, zotit tonë Jezu Krishtit.

Në oborrin e kishës, nën tingujt e këmbanës së kishës, lutjen e mbajtën prifti i Shkodrës, atë Nikolla Petani dhe famullitari i kësaj kishe Ivan. Atë Petani në fjalën e tij theksoi simbolin të cilin e përfaqëson ndezja e drunjve të Krishtlindjes për sjelljen në këtë botë të birit të Zotit, si një burim ngrohtësie për të gjithë njerëzimin. Ai përmendi se Zoti zgjodhi të sjellë shpëtimtarin tonë në shtëpinë e thjeshtë dhe të ngrohtë të një familjeje të zakonshme, dhe jo si një mbret , sepse vlerat dhe virtytet më të mira janë karakteristika të njerëzve të zakonshëm larg të gjitha yshtjeve të pasurive të kësaj bote. Ai i uroi besimtarët që kjo ditë tju sjellë fat dhe bekimin e Zotit në shtëpitë e tyre, dhe sidomos falenderoi për bekimin Mitropolitin e Malit të Zi Amfillohije dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas.

Liturgjia e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 10 të paradites në të njëjtën kishë.

 

 

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k