Pritje me rastin e festës kombëtare të Republikës së Serbisë në Tiranë

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Serbisë, me 15 Shkurt, 2018 Ambasada e Republikës së Serbisë në Tiranë organizoi pritjen tradicionale me pjesëmarrjen e të ftuarve të shumtë nga jeta politike, kulturore, ekonomike dhe sportive e Shqipërisë. Të ftuar ishin dhe delegacione të numërta nga shoqatat Serbe në Shqipëri, “ Moraça-Rozafa”, “ Shën Jovan Vladimir” nga Shkodra dhe “ Jedinstvo” nga Fieri.
Në një atmosferë miqësore, përfaqësuesit tanë gjatë pritjes patën rastin të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të qeverisë, sidomos me ata me vendimarrje për çështjet e pakicave, por dhe me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri për ti informuar mbi gjendjen e pakicës sonë dhe për vendosjen e komunikimit të rregullt dhe avancimin e bashkëpunimit.
Shoqatat tona i urojnë të gjithë Serbëve në Serbi dhe kudo që jetojnë Ditën Kombëtare të shtetit tonë amë, dhe shprehin dëshirën për një përparim sa më të shpejtë në reformat të cilat çojnë drejt integrimit europian, sepse kjo është e vetmja rrugë drejt prosperitetit kombëtar dhe nacional. Ky progres lidhet ndër të tjera dhe me statusin e pakicës sonë kombëtare, pas advokacisë së të drejtave dhe lirive që i takojnë, qëndron një shtet amë i fortë dhe me prosperitet.