Month: maj, 2018

Festohet festa e Shën Trinisë në Vrakë

9-9-300x225

Të dielën, 27 maj, me rastin e festën e uljes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt – Shën Trinisë, në Vrakë u mbajt liturgjia e shenjtë.
Me bekimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije, liturgjia u shërbye nga klerit të kishave ortodokse serbe dhe shqiptare.
Priftërinjtë Velimir Jovoviç u sherbeu abshke me Stavrophor Radomir Nikçeviç, drejtuesin e kishës së Hercegovinës dhe drejtorit të Svetigora , si dhe me dhjakun e Shkodrës Ivan Popoviq.
Liturgjia u ndoq nga besimtarë nga Shkodra, Vraka dhe zonës përreth, si dhe nga Mali i Zi, të cilë kishin ardhur për tu mbledhur rreth Kishës së tyre të Shenjtë për të përkujtuar këtë festë të mrekullueshme dhe të bekuar.
Pas kungimit të besimtarëve , atë Velimir Jovoviç dhe dhjak Ivan Popoviç ndanë dhe bukën e festës. Atë Velimir uroi atyre festën dhe falenderoi Kryepeshkopin Anastas për për bekimin që Liturgjia e Shenjtë të shërbehej në gjuhën serbe.
Pastaj dhuratat iu dhanë të gjithë besimtarëve të pranishëm dhe veçanërisht fëmijëve të cilët morën bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije.
Kremtimi u vazhdua në restorant aty pranë me mikpritjen dhe dashurinë e anëtarëve të shoqatave Moraça-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir nga Shkodra.
Me këtë rast, shkrimtari Budimir Dubak me fjalët e tij të përzgjedhura, falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k