Month: gusht, 2018

Pjesëmarrje në festivalin folklorik në Leposaviq

IMG_4300-2-150x150

Delegacioni i shoqatës Serbo-Malazeze „ Moraça-Rozafa”mori pjesë në festivalin folklorik “ Sabiraj se golem zbore”, te krijimtarisë popullore dhe traditës kulturore të popullit serb, i cili u mbajt në Leposaviq.

Me ftesë të organizatorëve të këtij manifestimi kulturor që përfshin të gjithe serbët që jetojnë në rajon, shoqata “Moraca-Rozafa” u përfaqesua nga një delegacion i kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate z.Pavlo Jakoja-Brajoviq. Ky Festivali organizohet çdo vit nën kujdesin e bashkisë së qytetit të Leposaviqit, Ministrisë së Kultures te R.Serbisë dhe Zyrës për Kosovën dhe Metohinë dhe fillimet i ka nga viti 1996 dhe që nga ky vit është mbajtur pandërprerje.

Festivali startoi me datën 27/08/2018 deri në natën finale me 30/08/2018 dhe u organizua në mes të qytetit të Leposaviqit ku u ndoq me shumë interes nga një numër shumë i madh banorësh të qytetit dhe të ftuarish.  Ekipet pjesëmarrese ishin nga Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe për herë të parë mori pjese edhe perfaqesuesi nga Shoqata serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” Gordana Hajkoja-Ajkoviq me recitimin e poemës “Ostaj’te ovdje” të poetit të madh serb Aleksa Shantiq. Përfaqesimi i bere nga znj. Gordana Ajkoviq në natën finale të këtij eventi ishte dinjitoz dhe me shumë ndjenjë dhe u duartrokit gjatë nga të pranishmit ku dhe u nderua me çmim nga organizatorët.

Vlen të theksohet se interesi nga ana e organizatorëve per pjesëmarrësit e në veçanti për delegacionin tonë ishte i madh dhe iu rezervua një pritje  ceremoniale nga kryetari i bashkise së qytetit Leposaviq ku u shkembyen dhurata dhe u bënë falenderime për pjesemarrjen. Ne fund të ketij manifestimi u shtrua darka përmbyllese ceremoniale e cila kaloi në një atmosferë vellazërore

Festohet dita e Zojes se Madhe ne kishen e Shen Trinise ne Vrake.

IMG-f78c8c18f75c48c407744d307edeb2d2-V-512x384

Te marten me dt 28/08/2018 ne kishen ortodokse te Trinise se shenjte ne fshatin Vrake me bekimin nga Mitropoliti i Cetinjes Amfillohije dhe Mitropoliti i Shqiperise Anastas, u kremtua festa e Zojes se Madhe, ose sic ndryshe nga banoret e Vrakes njihet me emrin Velika Gospojina. Kjo feste perkon edhe me fillimin e vitit te ri shkollor, e me kete rast u mbajt lutja edhe per nje fillim sa me te mbare te tij. Per te kremtuar kete feste kishin ardhur besimtare ortodokse nga fshati Vrake si dhe nga qyteti I Shkodres, ndersa Liturgjine e shenjte e sherbeu parohu i Podgorices Protojerej Predrag Shqepanoviq se bashku me gjakonin Dushan Bigoviq, profesor teologjie ne Cetinje dhe gjakonin e kishes se Vrakes Ivan Popoviq. I pranishem ne kete feste ishte edhe protojerej Stavrofor Nikceviq i cili ka sherbyer per nje kohe te gjate ne kishen e Vrakes ne te gjitha rastet e festave dhe kremtimeve ortodokse. Gjithashtu ne kete kremtim moren pjese edhe dy murgesha te kishes katolike te Vrakes. Ne nder te Zojes se Bekuar ata kenduan se bashku me kleriket ortodokse gje qe e beri edhe me te plote kremtimin e kesaj date.

Pas marrjes se kungimit u mbajt lutja per ardhjen e Shpirtit te Shenjte e per nje fillim te mbare e te begate te vitit te ri shkollor per te gjithe nxenesit qe frekuentojne kursin e gjuhes serbe prane Shoqates Moraca-Rozafa, si dhe per te gjithe femijet ortodokse ne Shqiperi.

Pas sherbeses, parohu i Podgorices protojerej Shqepanoviq mbajti nje fjalim te shkurter ku foli per Zojen e Shenjte dhe rendesine e saj ne kultivimin dhe ruajtjen e vlerave tradicionale ne shoqeri te cilat nganjehere rrezikohen nga tendenca qe nuk pajtohen me bindjet tona si te krishtere. Ai theksoi dhe bekoi ekzistencen e pakices serbe ne kete toke te bekuar ku kane ecur Apostuj te shenjte e shenjtore te tjere ku me i njohuri eshte Apostulli Pavle.

Me kete rast per te gjithe pjesemarresit u shperndane dhurata nga Manastiri i Ostrogut si dhe kalendare libra e fletore per femijet. Me tej ky aktivitet vazhdoi me dreken vllazerore e cila kaloi ne nje atmosfere te gezueshme. Ne fund delegacioni nga Mali i Zi vizitoi disa nga vendet e shenjta dhe historike te qytetit te Shkodres.

Urim me rastin e festës së Kurban Bajramit

13091163784_38aeb3e14b_b

Shoqata ortodokse “Shën Jovan Vladimir” i uron të gjithë pjesëtarëve të pakicës sonë të besimit mysliman si dhe të gjithë myslimanëve të Shkodrës dhe më gjërë, Gezuar festën e Kurban Bajramit.
Sakrifica e cila flijohet për Zotin gjatë kësaj feste është lutje për faljen e Zotit për çdo gjë tokësore, dhe për këtë Shoqata i uron të gjithë miqve tanë myslimanë që bamirësia, vlerat njerëzore, uniteti dhe toleranca ndërfetare, si simbole të kësaj feste, si dhe fati, begatia dhe paqja ti shoqërojnë gjithmonë në familjet e tyre.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k