Pjesëmarrje në ceremoninë përkujtimore e përfaqësuesve e Shoqatave Serbe me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Me rastin e përfundimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë, më dt. 11 Nëntor, përfaqësuesit e shoqatave serbe “ Moraça-Rozafa”, “ Jedinstvo” nga Fieri dhe shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule për ushtarët e ushtrisë serbe të rënë në këtë luftë të cilët prehen në varrezat e qytetit të Tiranës.
Në këtë ceremoni përkujtimore në nder të kujtimit të të rënëve, mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq dhe stafi i Ambasadës. Nderimet dhe kurora me lule për shërbimin e të rënëve ndaj atdheut dhe pakicës sonë vendosën në emër të shoqatave respektive , z. Pavlo Brajoviq, Eqerem Duleviq dhe Simo Ajkoviq.
Pas ceremonisë, me ftesë të Ambasadorit Zariq, të gjithë pjesëmarrësit në këtë komemorim vizituan Ambasadën e Serbisë në Tiranë ku dhe sipas traditës u organizua një pritje vëllazërore.