Festohet dita kombetare e Republikes se Serbise ne Tirane

Te henen me 18 Shkurt ne hotel internacional Tirana Ambasada e R. Serbise ne Tirane, organizoi kremtimin e festes se Republikes se Serbise. Me kete rast ishin te ftuar personalitete te larta nga sfera te ndryshme te jetes politike, ekonomike dhe shoqerore te vendit, perfaqesuas te korit diplomatik e te te tjere. Ne kuader te kesaj dite, te ftuar ne kete event te rendesishem ishin edhe perfaqesuesit e shoqatave te pakicave serbe qe kontribuojne ne vend. Nga shoqata serbomalazeze i ftuar ishte kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajovic me stafin e tij, nga shoqata ortodokse “Shen Jovan Vladimir” kryetari i saj z.Zoran Hajkoja-Ajkoviq, nga shoqata serbe “Jedinstvo” i ftuar ishte kryetari i saj z.Eqerem Duleviq me bashkepunetoret. I pranishem ne kete ceremony ishte edhe kryetari i shoqates “Skadarlija” z.Salko Ferezaj-Brajoviq e cila u themelua para pak kohesh ne Tirane.
Ceremonia filloi me intonimin e himneve te te dy shteteve dhe me pas fjalen e rastit e mbajti ambasadori i R.Serbise ne Tirane z.Miroljub Zariq. Ne fjalen e mbajtur ekselenca e tij falenderoi te gjithe te pranishmit per pjesemarrjen dhe uroi per marredhenie sa me te aferta dhe miqesore midis dy vendeve. Fjala e tij u duartrokit nga te pranishmit. Ceremonia zgjati rreth 2 ore dhe kaloi ne nje atmosfere miqesore ku zhvilluan biseda te lira midis pjesemarresve te shumte.