Shoqatat serbe bejne homazhe ne varrezet e ushtareve serbe te rene gjate luftrave ballkanike

Me daten 2 gusht te ketij viti, shoqatat qe perfaqesojne pakicen serbe ne Shqiperi ne bashkepunim edhe me ambasaden e R.Serbise ne Tirane bene homazhe prane varrezave te qytetit te Tiranes ku prehen eshtrat e ushtareve serbe te rene gjate luftrave ballkanike. Ne kete ceremoni perkujtimore delegacioni nga Ambasada e R.Serbise kryesohej nga konsulli i pare zj.Dragana Vuçiqeviq. Nga qyteti i Shkodres per te nderuar kujtimin e te reneve ishin delegacioni i shoqates serbomalazeze “Moraca-Rozafa“ me kryetar z.Pavlo Jakoja-Brajoviq dhe delegacioni nga shoqata “Sh. Jovan Vladimir“ me kryetar z.Zoran Hajkoja-Ajkoviq.
Per te nderuar kujtimin e te reneve i pranishem ishte edhe delegacioni i shoqates “Jedinstvo” me seli ne qytetin e Fierit me kryetar z.Eqerem Duleviq. Pas vendosjes se kurorave me lule fjalen e rastit e mbajti konsulli i pare i ambasades zj. Dragana Vuçiqeviq e cila falenderoi pjesemarresit per pranine e tyre si dhe shprehu idene per rikonstruksionin e kesaj varreze te perbashket. Gjate homazheve u mbajt edhe liturgjia e shenjte ne gjuhen e serbe dhe u bene te gjitha nderimet sipas zakoneve e traditave serbe.