Month: shtator, 2019

Në ambientet e reja të shoqatës Moraça-Rozafa vazhdon sezoni i ri i kursit të gjuhës serbe.

kurs2

Shoqata Moraça-Rozafa ka filluar organizimin e kurseve të gjuhës serbe që nga viti 2008, dhe që  atëherë, këto kurse kanë vazhduar çdo vit. Studentët e kursit të gjuhës serbe janë kryesisht fëmijë te moshes nga 9 deri 18 vjeç dhe i perkasin komunitetit të pakicave serbe dhe malazeze. Ka edhe fëmijë apo te rinj që i përkasin shumicës. Nuk janë të përjashtuar edhe individë që duan të mësojnë serbisht.

Që prej vitit 2008, e deri sot kursin e kane perfunduar një numër i konsiderueshëm nxenesish dhe studentësh. Disa prej tyre kane vazhduar arsimin e lartë në universitetet e Republikës së Serbisë. Për nje mësimdhënie me cilësi më të lartë, shoqata ka punësuar një profesor të diplomuar të gjuhës serbo-kroate, z.Svetozar Qirakovic nga Nikshiqi, dhe dy asistentë që flasin të dy gjuhët. Sponzorues i këtij aksioni shumëvjeçar në vitet e kaluara ishte Zyra për Diasporën e Republikës së Serbisë. Këtë vit, nuk pati asnjë donacion nga Zyra e Diasporës, por pavarësisht kësaj, Shoqata ishte në gjendje të përdorë burimet e veta dhe të vazhdojë traditën 10-vjeçare me qëllim të vazhdimit të kurseve në gjuhën serbe pa ndërprerje. Me këtë rast  ftojmë anëtarët e pakicës serbe dhe malazeze ose individë që të paraqiten prane në zyrave te Shoqatës qe ndodhet ne Rus përpara shkollës së muzikës, për  te ndjekur mesimin e gjuhes.

Ministria e Kulturës së R.Serbisë dhe Kancelaria për bashkëpunim me Diasporën dhe serbët në rajon, mbështet mediat në gjuhën serbe në Shqipëri.

MKC-Logo--231x139

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë dhe Kancelaria për bashkëpunim me Diasporën dhe serbët në rajon edhe këtë vit luajtën një rol vendimtar në bashkëfinancimin e projekteve të shoqatave që përfaqësojnë pakicën kombëtare Serbo-Malazeze në Shqipëri.

Projekti mediatik siç është faqja e internetit e shoqatës ortodokse “Shën Jovan Vladimir” në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze në adresën www.identitet.al, është media e vetme e shkruar elektronike në gjuhën serbe, dhe që mbulon e publikon informacione mbi egzistencën, jetën dhe aktivitetet e bashkësisë serbe në Shqipëri u financua edhe këtë vit nga Ministria e Kultures dhe Informimit të R.Serbisë. Ky është viti i shtatë radhazi që kjo Ministri e bashkëfinancon këtë projekt, e në këtë mënyrë mundësoi botimin dhe përditësimin e këtij portali.

Po ashtu, edhe Kancelaria për Bashkëpunim me Diasporën dhe serbët në Rajon, dha një kontribut të rëndësishem në bashkëfinancimin e projektit të shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “Moraça-Rozafa” i cili konsiston në emetimin e një emisioni javor në gjuhën serbe në një nga televizionet lokale të Shkodrës me përmbajtje ngjarjet nga realiteti ynë, si dhe aktivitete që kanë të bëjnë me pakicën tonë, por dhe mbi kulturën, zakonet muzikën dhe artin nga Serbia dhe hapësirat e rajonit të Ballkanit

Realizimi i këtyre projekteve do të ishte i pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e këtyre dy donatorëve, të cilët në vazhdimësi kanë dhëne një kontribut vendimtar. Shpresojmë që ky bashkëpunim tashmë mbi 10 vjeçar i shoqatave që përfaqësojnë pakicën serbo-malazeze në Shqipëri të avancojë edhe më shumë me qëllim ruajtjen e identitetit.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k