Ekipi i specializuar nga Serbia në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria ndihmon në eleminimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar të datës 26 Nëntor.

Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 51 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.
Për ti ardhur ne ndihme popullatës se goditur nga kjo fatkeqesi natyrore, u angazhuan ekipe të specializuara nga shumë vende të Evropës, ku një këto ishte dhe ekipi i specializuar nga R.Serbise.
Anëtarët e ekipit special të kerkim-shpëtimit të Sektorit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të R.Serbisë, të cilët erdhën menjëherë në Republikën e Shqipërisë ndihmuan pa rezerva në eleminimin e pasojave të tërmetit dhe u angazhuan gjatë operacioneve në kërkimin e terrenit, për gjetjen dhe shpëtimin e individeve të zënë poshtë rrënojave në zonën Thumane.
Ekipi serb i shpëtimit, i cili përbëhet nga 13 shpëtimtarë të trajnuar dhe të pajisur me pajisje speciale për kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të rrezikuar poshtë rrënojave në zonat urbane, pas takimit me përfaqësuesit lokalë të urgjencës shqiptare, filluan menjëherë kërkimin në terren së bashku me ekipet shqiptare të shpëtimit.
Një ekip i specializuar për shpëtim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka mbërritur në orët e para të mëngjesit një ditë pas tërmetit në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori serb në Tiranë, Mirojlub Zaric. “Ata kanë arritur në Thumane në orën 03:30 të mëngjesit, dhe sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesi i skuadrës ata janë vendosur në afërsi të tendave”, ka thënë ambasadori Zariq .
Ndërkohë Vlada Plemiq nga Sektori i Emergjencave ka thënë se kanë mbërritur mirë ndërkohë për skuadrën ka thënë se janë të certifikuar dhe të trajnuar sikur të gjithë ekipet tjera të botës. Plemiq gjithashtu ka treguar se tërmeti që ka prekur Shqipërinë i kujton atë të Shkupit në vitin 1963 dhe të Banja Llukës në vitin 1969. Gjithashtu ka thënë se 72 orët e para janë vendimtare për kërkimin dhe shpëtimin e personave që gjenden nën rrënoja. Ndër të tjera Plemiq ka thënë se aktivitetet e shpëtimit do të zgjasin së paku 15 ditë pasi që ka shumë pak gjasa të mbijetesës në kushte të tilla. “Jemi në monitorim konstant të situatës dhe gjithashtu jemi në kontakt me Institutin Hidrometeorologjik dhe Institutin Sizmik. Të gjitha ndodhitë po monitorohen, po mbahen statistika dhe po analizohen”, ka thënë Plemic.
Ardhje e këtij ekipi të specializuar për të ndihmuar në eliminimin e efekteve të tërmetit, u arrit pas një marrëveshjeje midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit dhe shtoi se Serbia është e gatshme të ndihmojë, brenda mundësive të saj, në zbutjen e pasojave të këtij tërmeti shkatërrimtar.