Month: dhjetor, 2019

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Çadezh u ka bërë thirrje kompanive serbe të ndihmojnë Shqipërinë.

cadez

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Çadezh u ka bërë thirrje kompanive serbe që të ndihmojnë popullatën shqiptare dhe bizneset e prekura nga tërmetet shkatërruese të javës së kaluar. “Pas mbështetjes së parë, urgjente, hapi tjetër do të jetë të ndihma në rindërtimin e objekteve të shkatërruara dhe të dëmtuara. Do të udhëtoj në Shqipëri të mërkurën, me 4 Dhjetor,  për të diskutuar konkretisht aktivitetet me kolegët e mi nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe përfaqësuesve pergjegjës të Qeverisë shqiptare”, njoftoi Çadezh.

Dhoma e Tregtisë së Serbisë, sipas tij, tashmë ka akorduar nje fond te caktuar për të ndihmuar Shqipërinë dhe u bëri thirrje anëtarëve që të ndihmojnë. Ai shtoi se Dhoma e Tregtisë së Serbisë  është në dispozicion të biznesmenëve serbë për çdo informacion shtesë, që ekonomia serbe të sigurojë dhe dergojë ndihmën për ata që kanë më shumë nevojë.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k