Month: janar, 2020

Shoqatat që përfaqësojnë pakicën kombëtare serbo-malazeze mbështesin Mitropolinë e Malit të Zi.

02

Shoqatat që përfaqësojnë pakicën kombëtare serbo-malazeze Moraça-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir i kanë nisur letër ku mbështesin Mitropolinë e Malit të Zi në perpjekjet e saj për të ruajtur pronesine mbi objektet e kultit në Mal të Zi. Në letër thuhet se shoqatat që perfaqësojnë pakicat serbe dhe malazeze e shohin me shqetesim zhvillimin e situatave në Mal të Zi për shkak të miratimit të ligjit për lirinë e besimit dhe statusin juridik të bashkësive fetare ne Mal të Zi. Aty shprehet mbështeja për Mitropoline në përpjekjet e saj për të ruajtur objektet e kultit dhe mundesia për të gjetur një zgjidhje te drejtë ne favor te stabilitetit të Malit të Zi.

Ky Ligj parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat Kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para 1918. Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte shtet i pavarur dhe ishte pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene. Miratimi i ligjit për komunitetet fetare në Mal të Zi është shoqëruar me protesta në Podgoricë dhe në qytetet kryesore të Malit të Zi.

Në fund të letrës Shoqatat urojne për një zgjidhje paqësore sa më të shpejtë duke falenderuar Mitropolinë për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhenë përgjatë këtyre 20 viteve.

 

Në kishën e Shën Trinisë në Vrakë u kremtuan Krishtlindjet sipas kalendarit Julian.

bozic

Të martën me datën 7 Janar në kishën e Shën Trinisë në fshatin Vrakë afër Shkodrës u zhvillua liturgjia solemne e krishtlindjes, ku pakicat serbo-malazeze që jetojnë në Vrakë dhe në qytetin e Shkodrës festuan lindjen e Krishtit sipas kalendarit Julian. Liturgjinë e shenjtë e shërbeu prifti i ardhur nga Podgorica Protojerej Predrag Shqepanoviq me famulltarin e kishës së Vrakës at Ivan Popoviq. Krahas besimtarëve në liturgjinë e shenjtë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shoqatave të pakicës kombëtare serbomalazeze që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shkodër, Shën Jovan Vladimir dhe Moraça-Rozafa. Gjithashtu e pranishme në këtë ditë ishte edhe zj.Dragana Vuçiqeviq me funksion konsull i parë në Ambasadën e R.Serbisë në Tiranë së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët.

Një ditë më herët po në këtë kishë u ndez zjarri i Krishtlindjeve dhe u mbajt shërbesa nga at Ivan Popoviq dhe sipas traditës, perfaqësuesi i çdo fisi që i përket minoritetit serbomalazez vendosi nga një badnjak në zjarrin e shenjtë të Krishtlindjes.

Në fund të liturgjisë së shenjtë të Krishtlindjes protojerej Predrag Shqepanoviq, teksa uroi besimtaret tha se nëse kemi të gjithë një zot-baba, do të thotë se të gjithë jemi vëllezër, pavarësisht kombësisë. “Një poet i madh ka thënë: “Të gjithë njerëzit në tokë janë vëllezër. Në qoftë se zotin e kemi baba, atëherë të gjithë njerëzit janë vëllezer. Kënaqësi e madhe që jemi në tokën shqiptare e cila na mirëpret gjithnjë. Zoti ju bekoftë, ju, familjet tuaja dhe të gjithë njerëzit e dëshirës së mirë”u shpreh Predrag Shqepanoviq.

Më pas u shpërndanë paketa me dhurata për më të vegjlit si dhe kalendarë për besimtarët. Në fund për të gjithë u shtrua edhe dreka solemne e cila kaloi në një atmosferë vëllazërore.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k