Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve kushtuar Shqipërisë që u mbajt me 17 Shkurt në Bruksel, R.Serbisë kontribuoi me një fond prej 2 milionë euro.

Dje në Bruksel me 17 Shkurt u organizua konferenca ndërkombetare e donatorëve”Sëbashku për Shqiperinë” ku në fokus të saj ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar në rindërtimin e Shqipërise nga pasojat shkatërrimtare të tërmetit të 26 Nëntorit. Në total, vendi yne mori një shumë prej 1.15 miliardë euro,e cila i kalon edhe vetë pritshmeritë, duke mundësuar kështu një rindërtim të shpejtë të vendit. Edhe vendet fqinje dhanë një ndihmë modeste, ku R.Serbisë kryeson me donacionin prej 2 milion eurosh si dhe ndihma të tjera në teknikë e asistencë njerezore.
Këtë e deklaroi dje në Bruksel edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq duke theksuar se le të sherbejë edhe si mesazh per një të ardhme të përbashket dhe marredhenie të tjera. Gjithashtu kryeministrja Brnabiq tha se Serbia dëshiron të tregoje solidaritet dhe të mbështesë popullin shqiptar.
“Ne kemi punuar shumë për stabilizimin e rajonit dhe për një ndërlidhje më të mire të tij. Më vjen mirë që Shqipëria e ka përqafuar inisiativën e mini-Shengenit. Kjo është edhe një mënyrë tjetër për të treguar se jemi këtu për partnerët tanë, për të gjithë qytetarët e rajonit edhe ateherë kur jemi në vështirësi” tha Brnabiq.