Date: 09/02/2020

Profesori i kursit të gjuhës serbe në Shkodër ndërron jetë papritur në Nikshiq.

79C343FA-B075-43A1-BFDB-38E2F31AF08D

Me datën 6 Shkurt ndërroi jetë papritur profesori i kursit të gjuhës serbe në Shkodër z.Svetozar Qirakoviq në moshën 66 vjeçare. Për më shumë se një dekadë ai kë qenë i angazhuar në mbajtjen e leksioneve pranë kursit të gjuhës serbe që organizon shoqata Moraça-Rozafa qysh nga viti 2008. Ai punoi me përkushtim e motivim të madh për vite me radhë në Shkodër duke mësuar një numer të konsiderueshëm nxënësish ku disa prej tyre studiojnë me sukses në universitetet e Beogradit në Serbi.

Për të nderuar figurën dhe kujtimin e tij, të dielën me datën 9 Shkurt një përfaqësi nga komuniteti serb në Shkodër mori pjesë në ceremoninë postmortore nga familja dhe të afermit. Delegacioni kryesohej nga kryetari i shoqatës ortodokse “Shën Jovan Vladimir” z.Zoran Ajkoviq i shoqëruar nga aktivistët e shquar të shoqatës Moraça-Rozafa z.Artur Popaj, Edmir Piraniq dhe Ridvan Smajli. Ceremonia u mbajt ne Ozriniq vendlindja e profesorit ku dhe u bënë edhe nderimet e fundit. Vetëm disa ditë më parë në ceremoninë kushtuar Shën Savës në Shkodër, ai u nderua me diplomën e Shën Savës nga Mitropolia e Malit të Zi. Vdekja e tij është një humbje e madhe në radhë të parë për familjen e tij, por edhe për komunitetin tonë pasi me punën dhe përkushtimin e tij, ai ishte bërë shumë i dashur për ne dhe për të gjithë ata që e njohën. I dashur dhe i nderuar profesor, pushofsh në paqe!

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k