Date: 14/02/2020

Kremtohet festa zyrtare e R.Serbisë në Tirana Internacional.

CF4E4EE3-E7D5-4BD8-B27B-8C50BBCA0292

Me datën 13 Shkurt në orën 17, në Hotel Tirana Internacional, Ambasada e R.Serbisë në Tiranë, organizoi kremtimin e festës kombëtare të R.Serbisë e cila përkujtohet çdo vit me një ceremoni zyrtare ku rezervohen pritje nga personeli i Ambasadës. Në këtë event të rëndësishem ishin të ftuar personalitete nga jeta politike, ekonomike dhe shoqërore e vendit, deputetë, politikanë, perfaqësues nga atashetë ushtarakë dhe ambasadat e huaja në Tiranë dhe përfaqësues të klerit. Me këtë rast, të ftuar nga ambasada e R.Serbisë ishin ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatave të pakicës kombëtare serbe që kanë aktivitet në Shqipëri. Shoqatat që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në qytetin e Shkodrës u përfaqësuan nga z.Zoran Hajkoja-Ajkoviq kryetar i shoqatës “Shën Jovan Vladimir” dhe z.Pavlo Jakoja-Brajoviq kryetar i shoqatës “Moraça-Rozafa”. Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e shoqatës “Jedinstvo” nga qyeteti i Fierit me kryetar z.Eqerem Duleviq si dhe kryetari i shoqatës “Skadarlija” me qendër në Tiranë z.Salko Ferezaj. Vlen për tu theksuar se në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe presidenti i R.Shqiperisë z.Ilir Meta.
Ceremonia filloi me intonimin e himneve të të dy vendeve, atij serb dhe shqiptar. Pastaj fjalën e rastit e mbajti ambasadori i R.Serbisë në Tiranë z.Miroljub Zariq. Ai i uroi mirsëardhjen të pranishmëve dhe foli shkurtimisht për historikun e kësaj dite duke u bazuar në fakte nga historia. Gjithashtu z.Zariq shprehu deshirën dhe gatishmërine e shtetit serb për të filluar një kapitull të ri marrëdhëniesh ndërmjet dy popujve, atij serb dhe shqiptar në funksion të paqes dhe prosperitetit dhe integrimit të të dy shteteve në familjen e madhe evropiane. Me këtë rast ceremonial edhe presidenti i R.Shqiperise z.Ilir Meta mbajti një fjalim të shkurtër ku u nenvizua nevoja e pashmangshme për një marrëdhënie më të mirë e gjithëpërfshirëse në dobi të popujve të ballkanit përendimor. Në fund të fjalës së tij z.Meta uroi të pranishmit në tre gjuhë duke e mbyllur me urimin “zhiveli” që në shqip do te thotë “rrofshi”.
Pastaj pritja vazhdoi me koktej dhe biseda ndër të pranishëm deri në ora 21.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k