Këte vit, besimtarët ortodoksë festuan ringjalljen e Krishtit-Pashkët në izolim.

Këtë të diel me 19/04/2020 si asnjëherë tjeter, në historinë moderne të njerëzimit, të gjithë të krishterët ortodoksë perfshirë edhe komunitetin serb dhe malazez të besimit ortodoks që jeton në Shkodër, festuan ringjalljen e Krishtit-Pashkët nën masa të rrepta izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet e Shqiperisë, në kuadër të masave kundër kesaj pandemie të panjohur, vendosën që shërbesat fetare të bëhen pa praninë e besimtareve prandaj ceremonitë u ndoqën nga shtëpitë nëpërmjet ekranit. Edhe pse të zbrazëta pa besimtarë, Kishat Ortodokse i kremtuan Pashkët me të njëjtat mesazhe shprese dhe besimi për triumfin e dritës kundër errësirës, te dijes kundër injorancës, të jetës kundër vdekjes si dhe bëne lutje për tejkalimin sa më parë të kësaj situate dhe mposhtjen e koronavirusit.
Në mesazhet e tyre kleriket inkurajuan besimtarët që të mos ndjehen vetëm në këtë ditë të veçantë. Sipas tyre, ortodokset lidhen me Zotin nëpërmjet besimit pasi në duart e tij janë jeta edhe vdekja prandaj i kërkojnë atij që të japë shëndet shpirtëror dhe fizik për të mbrojtur besimtaret dhe jo vetem nga ky hall që u ka rënë në shtëpitë e tyre.
Në Beograd Patriarku Irinej tha se Pashket e këtij viti u festuan në kushte të vështira, në telashe që rrallë i kanë patur në të kaluarën. Në mesazhin drejtuar popullit serb Patriarku theksoi se duhen pranuar dhe zbatuar udhëzimet që japin specialistet e shëndetësisë të cilët kanë njohuri për ketë pandemi. “Eshtë bukur të shkojmë në kishë gjatë festave të mëdha, por ky eshte një moment i vecantë në jetët tona. Mund ti lutemi zotit edhe në shtëpi, në kishën e shtëpisë, sepse është më mirë që mendimet dëshirat dhe zemrën ta kemi të orientuar drej kishës, sesa të jemi në kishë dhe të mendojmë për diçka tjetër. Kjo e para është shumë më e mirë” tha ndër të tjera Patriarku serb.
Sipas traditës së krishterë, Jezusi vdiq në kohën e Pashkës. Lindja, vuajtja dhe ringjallja e tij u paralajmëruan nga profetët e Testamentit të Vjetër, të cilët, siç predikon krishterimi, do të vijnë përsëri për të njoftuar ardhjen e tij të dytë midis njerëzve.