Letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Patriarkut IRINEJ.

Kryetarët e Shoqatave që përfaqësojnë pakicën serbe dhe malazeze në Shkodër Shën “Jovan Vladimir” dhe “Moraca-Rozafa” me rastin e ndarjes nga jeta të Patriarkut Irinej i kanë dërguar letër ngushëllimi Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë.
Në letrën e dërguar nga kryetari i shoqatës Shën “Jovan Vladimir” z.Zoran Hajkoja-Ajkovic thuhet: Me trishtim të madh, morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Shenjtërisë së Tij Kryepeshkopit të Pejës, Metropolitit të Beogradit dhe Karlovacit dhe Patriarkut të Serbisë z. IRINEJ. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për popullin tonë serb, por edhe për mbare kishën ortodokse. Ne patëm nderin e madh që ta mirëpresim së bashku me Mitropolitin Amfilohije në një vizitë në kishën “Trinia e Shenjtë” në Vrake në Maj të vitit 2014. Ishte e vetmja vizitë në historinë e re të një Patriarku Serb në Shkodër, dhe ne jemi dëshmitarë të asaj vizite të paharruar. Patriarku IRINEJ do të mbetet në mendimet dhe zemrat tona si një njeri me besim të thellë dhe një rrëfyes i Ortodoksisë.
I përjetshëm qofte kujtimi i Tij !
Ndërsa në letrën ngushelluese kryetari i shoqatës Moraca-Rozafa z.Pavlo Jakoja-Brajovic shkruan: Në emër të shoqatës së pakicës serbo-malazeze “Moraca-Rozafa” shprehim ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta te Patriarkut Serb IRINEJ. Me keqardhje morëm lajmin e keq për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Irinej. Ky është një lajm shumë i trishtueshëm për të gjithë serbët dhe besimtarët ortodoksët. Ne i shprehim ngushëllimet tona Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe klerikëve, dhe besimtarëve ortodoksë.
Zoti dhe engjëjt le ta mbajnë ne mbretërinë e qiellit!