Urim me rastin e Krishtlindjeve

Shoqata Ortodokse “Shën Jovan Vladimir” uron të gjithë besimtarët e krishterë të cilët festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Gregorian, Gezuar KRISHTELINDJET.
Çdo Krishtlindje shpreh dhuratën e Zotit ndaj njerëzimit, lindjen e Zotit tonë Jezus dhe njëkohësisht edhe lindjen tonë shpirtërore dhe bashkëjetesën në paqe dhe pa dallime me të gjithë njerëzit e feve dhe nacionaliteteve të tjera. Në emër të kësaj, te gjithë të krishterëve i urojmë që edhe kjo Krishtlindje tua plotësojë të gjitha dëshirat dhe ti dhurojë më shumë shëndet, fat dhe mirëqënie.