Month: janar, 2021

Festohet dita e “Shën Savës” në kishën e Trinisë së shenjtë në Vrakë.

св сава

Са благословима Његовог блаженства архиепископа тиранског и цијеле Албаније г. др Анастасија Јанулатоса и Његовог Преосвештенства епископа будимљанско-никшићког и администратора Митрополије црногорско-приморске г. Јоаникија, у цркви Пресвете Тројице у Враки код Скадра, свечано је прослављен празник Светог Саве, првог архиепископа и просветитеља српског.

Свету литургију поводом празника, у недељу 31. јануара 2021. године, служили су свештеници Српске и Албанске православне цркве, протојереј-ставрофор Велимир Јововић, парох страшевинско-кличевски и свештеник Иван Поповић.

Чтецирао је дјечак Сергеј Мишченко, унук покојног Алексеја Мишченка, првог председника Православног Друштва “Свети Јован Владимир”. Литургији су присуствовали верници из Враке, Скадра и Црне Горе, који су се сабрали да на својој постојбини прославе празник свог првог учитеља и просветитеља. Присуствовали су и представници удружења Срба и Црногораца “Морача-Розафа” и Православног Друштва “Свети Јован Владимир” из Скадра.

После причешћа вјерног народа, пререзан је славски колач у част Светог Саве, а потом се сабранима бесједом обратио протојереј-ставрофор Велимир Јововић. Он је свима честитао празник, говорећи о Светом Сави, указавши на вјековне везе српског народа са древним Скадром, подсетивши и на незаборавну личност, на блаженопочившег Митрополита црногорско-приморског Амфилохија који је несебично цијелим својим бићем бринуо о нашем народу у Враки и Скадру. Он је поздравио и надлежног пароха оца Ивана Поповића, који брине о српском народу у Враки и Скадру, заблагодаривши и Његовом блаженству архиепископу албанском г. Анастасију, да се српски народ сабира и окупља око цркве.

Свима у цркви је поводом овогодишњег Савиндана, делегација Митрополије црногорско-приморске, уручила на благослов и поклон књиге, и светосавске поклон пакетиће. Светосавске прославе и светосавске академије у Враки и Скадру, обновљење су са благословом блаженопочившег Митрополита црногорско-приморског Амфилохија, 2009. године, и од тада се редовно са радошћу прославља највећи празник Српског народа, Свети Сава Српски у Враки и Скадру.

 

Episkopi Joanikije uron besimtarët me rastin e ditës së Shën Savës.

Screenshot (20)

Hirësia e Tij Ipeshkvi i Budvës-Nikshiqit dhe administratori i Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit, z. Joanikije dërgoi urime për klerikët, besimtarët ortodoksë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe te Dioqezës së Budve-Nikshiqit, dhe të gjithë dashamirët, me rastin e festës së madhe për popullin serb atë të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. “Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Me gjithë zemër, ju përgëzoj klerikët, murgjit, njerëzit besnikë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Dioqezës së Budvës dhe Nikshiqit dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, festën e madhe të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. Ne këtë vit po e mirëpresim këtë festë të mrekullueshme në rrethana të veçanta për shkak të epidemisë aktuale, por megjithatë do ta shënojmë dhe festojmë, megjithëse me modesti, në tempujt tanë me adhurim të shenjtë, me programe të përshtatshme ne përputhje me situatën në kishat dhe shtëpitë tona. Dhe në atë thjeshtësi, dhe modesti, ne jemi të bindur se do të gjejmë një gëzim të madh që Shën Sava do ta derdhë nga qielli prej  Zotit mbi ne.

Shen Sava i bekoftë të gjithë fëmijët tanë, të gjitha shkollat ​​tona, si mbrojtës i arsimit serb, le të bekojë mësuesit, profesorët, të gjithë ata që mësojnë dhe që i mësojnë me frikën e Zotit. U dhashtë shërim të sëmurëve që janë në spitale apo në shtëpitë e tyre. Mjekëve të sotëm që punojnë për të sëmurët dhe të gjithë atyre që kujdesen për ta, le tju dhurojë me bollëk, çdo të mirë hyjnore dhe tokësore.

Të ruajmë amanetet e paraardhësve tanë, të Shën Savës, të kultivojme dhe ruajmë gjuhën tonë serbe, e cila na beri te njohur, të ruajme shkrimin dhe alfabetin qirilik që na bashkon, i cili barazohet në kuptimin tonë me kryqin e tre gishtërinjve, të jemi modeste, të thjeshtë, të ndershëm , dhe përherë të jemi duke ndjekur rrugën e vërtetë të ungjillit të Zotit – rrugën e Krishtit – siç na mësoi Shën Sava. Amin, Zoti na ruajt! Le të jetë kështu! ”

Hyn ne fuqi marrëveshja për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve shqiptarë dhe serbë vetëm me kartë identiteti.

19853973325d67f8bf60ce9647494332_v4_big

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

 

Besimtaret ortodokse festojne Krishtlindjet.

bozic 1

Si çdo vit, edhe këtë vit besimtaret ortodokse qe Krishtelindjet i festojne sipas kalendarit Julian te enjten me date 7 Janar ne kishës ortodokse “Shën Trinia” të Vrakës u mblodhen per te për të festuar lindjen e Birit të Zotit dhe per marre pjese ne liturgjine e shenjte. Ceremonia filloi me sherbesen e priftërinjve të Mitropolisë së Malit të Zi së bashku me famulltarin e Shkodrës të cilët sherbyen liturgjine e shenjte.

Liturgjia e shenjtë u mbajt në prani të një numri të reduktuar besimtaresh kjo per faktin e masave antikovoid te miratuar nga autoritetet dhe u sherbye nga Protojerej Predrag Shqepanoviq dhe famullitari i kishes se Vrakes i Ivan Popoviq. Në fjalën e tij përshëndetëse, Shqepanoviq  i përcolli të gjithë të pranishmëve dëshirat dhe urimet më të përzemërta. Ai tha midis të tjerash se “duhet të kemi besim te Zoti yne Jezu Krishti, i cili u bë njeri, që të merrte mbi vete mekatet tona per te deshmuar dashurinë e Zotit ndaj nesh dhe lindja e Tij shenon lindjen e shpreses dijes dhe tolerances ndermjet te gjithe njerezve  sepse Zoti eshte nje per te gjithe pa marre parasysh besimet. Le te sherbeje kjo dite si nje dite shprese per te kapercyer dhe mposhtur sa me pare situaten pandemike e cila ka ndikuar negativisht mbi shoqerine tone. Ai uroi që të gjithë të jemi afër të tjerëve, të mos e kursejmë ndihmën, dashurinë dhe gëzimin ndaj më të afërmeve sepse vetëm kështu do të ecin në gjurmët e Jezusit.
Pas kësaj besimtarët morën kungimin ndërsa të vegjëlve iu ndanë shumë dhurata me ëmbëlsira dhe kalendarë kishtarë. Pas mbarimit te liturgjise se shenjte për miqtë nga Mali i Zi dhe të ftuarit u shtrua tryeza e Krisjtelindjeve ne nje nga lokalet e zones.

Pjestaret e komunitetit serbo-malazez festojne vigjiljen e Krishtelindjeve ne kishen e “Shen Trinise” ne Vrake.

IMG_0056

Sot me daten 6 Janar 2021 pjesëtarët e pakicës Serbe dhe Malazeze në Shkodër festuan Vigjiljen e Krishtlindjes në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të mbledhur rreth zjarrit të shenjtë i cili simbolizon thëngjillin qe ka ngrohur virgjëreshën Maria gjatë lindjes së djalit të saj, zotit tonë Jezu Krishtit.
Duhe theksuar se keto Krishtlindje u kremtuan ne kushte jo te zakonshme, duke zbatuar protokollin e sigurise antikovid te miratuar nga autoritet shqiptare dhe duke ruajtuar distancimin fizik. Në oborrin e kishës, nën tingujt e këmbanës së kishës, ceremonia u mbajt nga famullitari i kësaj kishe Ivan Popoviq. Ai në fjalën e tij theksoi simbolin të cilin e përfaqëson ndezja e drunjve të Krishtlindjes për sjelljen në këtë botë të birit të Zotit, si një burim ngrohtësie për të gjithë njerëzimin.

Ai përmendi se Zoti zgjodhi të sjellë shpëtimtarin tonë në shtëpinë e thjeshtë dhe të të një familjeje të zakonshme, dhe jo si një mbret , sepse vlerat dhe virtytet më të mira janë karakteristika të njerëzve të zakonshëm larg të gjitha yshtjeve të pasurive të kësaj bote. Ai i uroi besimtarët që kjo ditë tju sjellë fat shendet dhe bekimin e Zotit në shtëpitë e tyre, shpresen per fitoren mbi pandemine qe ka paralizuar gjithe boten dhe falenderoi për bekimin Mitropolitine e Malit të Zi dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas.

Ne fund te ceremonise famulltari i kishe se “Shen Trinise” i komunikoi besimtareve se Liturgjia e Krishtlindjeve do të mbahet nesër me daten 7 Janar në orën 10 paradite.

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k