Besimtarët ortodoksë të pakicës kombëtare serbo-malazeze kremtuan festën më të madhe të krishtere- Pashkët.

IMG-a0d9c8ef2f0e54838a5548aff1a76c94-V-640x480

Të dielën, me datë 28 prill besimtarët ortodoksë të pakicës kombëtare serbo-malazeze kremtuan festën më të madhe të krishterë Pashkët-Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti sipas besimit të krishterë, dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar ngaherë , dhe fillon të Premten e Madhe kur amvisat ngjyrosin vezët e para të Pashkëve.
Me shprehjet “ Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall” besimtarët ortodoksë të pakicës serbo-malazeze festuan atë që njihet si moment i veçantë i besimit, ringjalljen e Krishtit tre ditë pas vdekjes i kryqëzuar, një simbolikë për rilindjen e shpresës, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin nga mëkati, përmes forcimit të besimit te Zoti . Besimtarët ndezën qirinj, me simbolikën e marrjes nga drita e Perëndisë, ndërsa e kuqja e vezëve që i dhurohen njëri-tjetrit ka një tjetër simbolikë, atë të sakrificës së Krishtit.
Liturgjia e shenjtë u mbajt si zakonisht në kishën e Shën Trinisë në Vrakë nga famullitari i kishës së Podgoricës protojerej Predrag Shqepanoviq i cili erdhi nga Podgorica enkas për këtë ditë me bashkëshërbimin e klerikut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Ivan Popoviq. Pas përfundimit të liturgjisë protojerej Predrag Shqepanoviq mbajti një fjalim të shkurtër ku uroi edhe një herë të gjithë besimtarët e pakicës serbo-malazeze që jeton në Shkodër dhe Vrakë ditën më të shënuar të besimit kristian duke shprehur dëshirën për bashkëjetesë e tolerancë/
Në fund për delegacionin nga Mali i Zi u shtrua dreka solemne e Pashkëve.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k