Aktivitete

Festohet dita e “Shën Savës” në kishën e Trinisë së shenjtë në Vrakë.

св сава

Са благословима Његовог блаженства архиепископа тиранског и цијеле Албаније г. др Анастасија Јанулатоса и Његовог Преосвештенства епископа будимљанско-никшићког и администратора Митрополије црногорско-приморске г. Јоаникија, у цркви Пресвете Тројице у Враки код Скадра, свечано је прослављен празник Светог Саве, првог архиепископа и просветитеља српског.

Свету литургију поводом празника, у недељу 31. јануара 2021. године, служили су свештеници Српске и Албанске православне цркве, протојереј-ставрофор Велимир Јововић, парох страшевинско-кличевски и свештеник Иван Поповић.

Чтецирао је дјечак Сергеј Мишченко, унук покојног Алексеја Мишченка, првог председника Православног Друштва “Свети Јован Владимир”. Литургији су присуствовали верници из Враке, Скадра и Црне Горе, који су се сабрали да на својој постојбини прославе празник свог првог учитеља и просветитеља. Присуствовали су и представници удружења Срба и Црногораца “Морача-Розафа” и Православног Друштва “Свети Јован Владимир” из Скадра.

После причешћа вјерног народа, пререзан је славски колач у част Светог Саве, а потом се сабранима бесједом обратио протојереј-ставрофор Велимир Јововић. Он је свима честитао празник, говорећи о Светом Сави, указавши на вјековне везе српског народа са древним Скадром, подсетивши и на незаборавну личност, на блаженопочившег Митрополита црногорско-приморског Амфилохија који је несебично цијелим својим бићем бринуо о нашем народу у Враки и Скадру. Он је поздравио и надлежног пароха оца Ивана Поповића, који брине о српском народу у Враки и Скадру, заблагодаривши и Његовом блаженству архиепископу албанском г. Анастасију, да се српски народ сабира и окупља око цркве.

Свима у цркви је поводом овогодишњег Савиндана, делегација Митрополије црногорско-приморске, уручила на благослов и поклон књиге, и светосавске поклон пакетиће. Светосавске прославе и светосавске академије у Враки и Скадру, обновљење су са благословом блаженопочившег Митрополита црногорско-приморског Амфилохија, 2009. године, и од тада се редовно са радошћу прославља највећи празник Српског народа, Свети Сава Српски у Враки и Скадру.

 

Episkopi Joanikije uron besimtarët me rastin e ditës së Shën Savës.

Screenshot (20)

Hirësia e Tij Ipeshkvi i Budvës-Nikshiqit dhe administratori i Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit, z. Joanikije dërgoi urime për klerikët, besimtarët ortodoksë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe te Dioqezës së Budve-Nikshiqit, dhe të gjithë dashamirët, me rastin e festës së madhe për popullin serb atë të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. “Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Me gjithë zemër, ju përgëzoj klerikët, murgjit, njerëzit besnikë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Dioqezës së Budvës dhe Nikshiqit dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, festën e madhe të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. Ne këtë vit po e mirëpresim këtë festë të mrekullueshme në rrethana të veçanta për shkak të epidemisë aktuale, por megjithatë do ta shënojmë dhe festojmë, megjithëse me modesti, në tempujt tanë me adhurim të shenjtë, me programe të përshtatshme ne përputhje me situatën në kishat dhe shtëpitë tona. Dhe në atë thjeshtësi, dhe modesti, ne jemi të bindur se do të gjejmë një gëzim të madh që Shën Sava do ta derdhë nga qielli prej  Zotit mbi ne.

Shen Sava i bekoftë të gjithë fëmijët tanë, të gjitha shkollat ​​tona, si mbrojtës i arsimit serb, le të bekojë mësuesit, profesorët, të gjithë ata që mësojnë dhe që i mësojnë me frikën e Zotit. U dhashtë shërim të sëmurëve që janë në spitale apo në shtëpitë e tyre. Mjekëve të sotëm që punojnë për të sëmurët dhe të gjithë atyre që kujdesen për ta, le tju dhurojë me bollëk, çdo të mirë hyjnore dhe tokësore.

Të ruajmë amanetet e paraardhësve tanë, të Shën Savës, të kultivojme dhe ruajmë gjuhën tonë serbe, e cila na beri te njohur, të ruajme shkrimin dhe alfabetin qirilik që na bashkon, i cili barazohet në kuptimin tonë me kryqin e tre gishtërinjve, të jemi modeste, të thjeshtë, të ndershëm , dhe përherë të jemi duke ndjekur rrugën e vërtetë të ungjillit të Zotit – rrugën e Krishtit – siç na mësoi Shën Sava. Amin, Zoti na ruajt! Le të jetë kështu! ”

Hyn ne fuqi marrëveshja për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve shqiptarë dhe serbë vetëm me kartë identiteti.

19853973325d67f8bf60ce9647494332_v4_big

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve. Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike.

 

Besimtaret ortodokse festojne Krishtlindjet.

bozic 1

Si çdo vit, edhe këtë vit besimtaret ortodokse qe Krishtelindjet i festojne sipas kalendarit Julian te enjten me date 7 Janar ne kishës ortodokse “Shën Trinia” të Vrakës u mblodhen per te për të festuar lindjen e Birit të Zotit dhe per marre pjese ne liturgjine e shenjte. Ceremonia filloi me sherbesen e priftërinjve të Mitropolisë së Malit të Zi së bashku me famulltarin e Shkodrës të cilët sherbyen liturgjine e shenjte.

Liturgjia e shenjtë u mbajt në prani të një numri të reduktuar besimtaresh kjo per faktin e masave antikovoid te miratuar nga autoritetet dhe u sherbye nga Protojerej Predrag Shqepanoviq dhe famullitari i kishes se Vrakes i Ivan Popoviq. Në fjalën e tij përshëndetëse, Shqepanoviq  i përcolli të gjithë të pranishmëve dëshirat dhe urimet më të përzemërta. Ai tha midis të tjerash se “duhet të kemi besim te Zoti yne Jezu Krishti, i cili u bë njeri, që të merrte mbi vete mekatet tona per te deshmuar dashurinë e Zotit ndaj nesh dhe lindja e Tij shenon lindjen e shpreses dijes dhe tolerances ndermjet te gjithe njerezve  sepse Zoti eshte nje per te gjithe pa marre parasysh besimet. Le te sherbeje kjo dite si nje dite shprese per te kapercyer dhe mposhtur sa me pare situaten pandemike e cila ka ndikuar negativisht mbi shoqerine tone. Ai uroi që të gjithë të jemi afër të tjerëve, të mos e kursejmë ndihmën, dashurinë dhe gëzimin ndaj më të afërmeve sepse vetëm kështu do të ecin në gjurmët e Jezusit.
Pas kësaj besimtarët morën kungimin ndërsa të vegjëlve iu ndanë shumë dhurata me ëmbëlsira dhe kalendarë kishtarë. Pas mbarimit te liturgjise se shenjte për miqtë nga Mali i Zi dhe të ftuarit u shtrua tryeza e Krisjtelindjeve ne nje nga lokalet e zones.

Pjestaret e komunitetit serbo-malazez festojne vigjiljen e Krishtelindjeve ne kishen e “Shen Trinise” ne Vrake.

IMG_0056

Sot me daten 6 Janar 2021 pjesëtarët e pakicës Serbe dhe Malazeze në Shkodër festuan Vigjiljen e Krishtlindjes në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të mbledhur rreth zjarrit të shenjtë i cili simbolizon thëngjillin qe ka ngrohur virgjëreshën Maria gjatë lindjes së djalit të saj, zotit tonë Jezu Krishtit.
Duhe theksuar se keto Krishtlindje u kremtuan ne kushte jo te zakonshme, duke zbatuar protokollin e sigurise antikovid te miratuar nga autoritet shqiptare dhe duke ruajtuar distancimin fizik. Në oborrin e kishës, nën tingujt e këmbanës së kishës, ceremonia u mbajt nga famullitari i kësaj kishe Ivan Popoviq. Ai në fjalën e tij theksoi simbolin të cilin e përfaqëson ndezja e drunjve të Krishtlindjes për sjelljen në këtë botë të birit të Zotit, si një burim ngrohtësie për të gjithë njerëzimin.

Ai përmendi se Zoti zgjodhi të sjellë shpëtimtarin tonë në shtëpinë e thjeshtë dhe të të një familjeje të zakonshme, dhe jo si një mbret , sepse vlerat dhe virtytet më të mira janë karakteristika të njerëzve të zakonshëm larg të gjitha yshtjeve të pasurive të kësaj bote. Ai i uroi besimtarët që kjo ditë tju sjellë fat shendet dhe bekimin e Zotit në shtëpitë e tyre, shpresen per fitoren mbi pandemine qe ka paralizuar gjithe boten dhe falenderoi për bekimin Mitropolitine e Malit të Zi dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas.

Ne fund te ceremonise famulltari i kishe se “Shen Trinise” i komunikoi besimtareve se Liturgjia e Krishtlindjeve do të mbahet nesër me daten 7 Janar në orën 10 paradite.

Urim me rastin e Krishtlindjeve

bozic

Shoqata Ortodokse “Shën Jovan Vladimir” uron të gjithë besimtarët e krishterë të cilët festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Gregorian, Gezuar KRISHTELINDJET.
Çdo Krishtlindje shpreh dhuratën e Zotit ndaj njerëzimit, lindjen e Zotit tonë Jezus dhe njëkohësisht edhe lindjen tonë shpirtërore dhe bashkëjetesën në paqe dhe pa dallime me të gjithë njerëzit e feve dhe nacionaliteteve të tjera. Në emër të kësaj, te gjithë të krishterëve i urojmë që edhe kjo Krishtlindje tua plotësojë të gjitha dëshirat dhe ti dhurojë më shumë shëndet, fat dhe mirëqënie.

Letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Patriarkut IRINEJ.

IMG_0057

Kryetarët e Shoqatave që përfaqësojnë pakicën serbe dhe malazeze në Shkodër Shën “Jovan Vladimir” dhe “Moraca-Rozafa” me rastin e ndarjes nga jeta të Patriarkut Irinej i kanë dërguar letër ngushëllimi Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë.

Në letrën e dërguar nga kryetari i shoqatës Shën “Jovan Vladimir” z.Zoran Hajkoja-Ajkovic thuhet: Me trishtim të madh, morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Shenjtërisë së Tij Kryepeshkopit të Pejës, Metropolitit të Beogradit dhe Karlovacit dhe Patriarkut të Serbisë z. IRINEJ. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për popullin tonë serb, por edhe për mbare kishën ortodokse. Ne patëm nderin e madh që ta mirëpresim së bashku me Mitropolitin Amfilohije në një vizitë në kishën “Trinia e Shenjtë” në Vrake në Maj të vitit 2014. Ishte e vetmja vizitë në historinë e re të një Patriarku Serb në Shkodër, dhe ne jemi dëshmitarë të asaj vizite të paharruar. Patriarku IRINEJ do të mbetet në mendimet dhe zemrat tona si një njeri me besim të thellë dhe një rrëfyes i Ortodoksisë.
I përjetshëm qofte kujtimi i Tij !

Ndërsa në letrën ngushelluese kryetari i shoqatës Moraca-Rozafa z.Pavlo Jakoja-Brajovic shkruan: Në emër të shoqatës së pakicës serbo-malazeze “Moraca-Rozafa” shprehim ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta te Patriarkut Serb IRINEJ. Me keqardhje morëm lajmin e keq për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Irinej. Ky është një lajm shumë i trishtueshëm për të gjithë serbët dhe besimtarët ortodoksët. Ne i shprehim ngushëllimet tona Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe  klerikëve, dhe besimtarëve ortodoksë.
Zoti dhe engjëjt le ta mbajnë ne mbretërinë e qiellit!

Ndrron jetë Patriarku IRINEJ.

патријарх

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ndërroi jetë dje në spitalin ushtarak te Beogradit ne Karaburma, ku u shtrua për shkak të një infeksioni me koronavirus, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kujtojmë se Patriarku Irinej u shtrua në spital për shkak të një infeksioni nga virusi korona më 4 nëntor. Tre ditë më parë, në varrimin e Mitropolitit Amfilohije të Malit të Zi në Kishën e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, patriarku Irinej mjajti liturgjine e shenjte. Në janar të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe shënoi 60 vjetorin e shërbimit të tij monastik, 45 vjet shërbim peshkopal dhe 10 vjet në pozicionin e kreut të saj. Me atë rast, Irinej pat deklaruar se “ne jetojmë në një kohë kur nuk është e lehtë të jesh në një pozitë të lartë, kështu që nuk është e lehtë të jesh patriark”, por që ai u përpoq dhe bëri gjithçka që ishte në mundësinë e tij për të udhëhequr Kishën në rrugën e duhur. Patriarku Irinej (Gavrilović) lindi në vitin 1930 në fshatin Vidovi afër Çačak. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, dhe më pas shkollën e mesme në qytetin Çaçak. Pasi perfundoi seminarin e Prizrenit, vazhdoi studimet në Fakultetin e Teologjisë në Beograd ku dhe u diplomua. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ai u emërua zëvendës (profesor) i seminarit të Prizrenit. Para se të merrte detyrën si profesor në tetor 1959, në manastirin e Rakovicës, ai mori gradën nga Patriarku Serb German, duke marrë emrin monastik Irinej. Në ditën e së Premtes së Shenjtë të të njëjtit vit, ai u shugurua ne jeromonah në kishën e Ružica në Kalemegdan.
Ndërsa shërbente si profesor në Seminarin Teologjik të Prizrenit, ai vazhdoi studimet pasuniversitare në Athinë. Nga ku u emërua drejtor i Shkollës Monastike në manastirin Ostrog në 1969, Me pas u kthye në Prizren në pozicionin e rektorit të seminarit të famshëm. Nga ai pozicion, në 1974, ai u zgjodh vikar i patriarkut serb me titullin ipeshkëv i Moravicës, ndërsa ipeshkëv i Nishit u zgjodh në vitin 1975.
Në fronin e Shën Savës u ul në fund të janarit 2010 në Katedralen e Beogradit si kreu i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe dhe më pas ai u fronëzua në Patriarkanën e Pejës. Patriarku serb Irinej mbushi 90 vjeç në gusht të këtij viti. me kete rast Ai mori urime nga kreu i Kishave Ortodokse Ruse, Rumune dhe Çeke, nga Papa Françesku, si dhe nga dy presidentët – e Serbise dhe Rusise, dhe nga  Princi i Kurorës Aleksandër Karagjorgjeviç.

Për ne komunitetin serbomalazez që jetojmë në vatrat shekullore në Shkoder, vizita që ai bëri, me date 31 maj, te vitit 2014 do të mbetet e paslyeshme në kujtesën tone. Në vitin 2014, për herë të parë në histori, një patriark serb vizitoi kishën e “Trinisë së Shenjtë” në Vrakë pranë Shkodrës. Gjate kesaj vizite Shenjtëria e Tij Patriarku Serb Irinej ishte i shoqëruar nga Mitropoliti i Malit të Zi dhe i Bregdetit, z. Amfilohije dhe Metropolitani Beratit z. Ignatius i Kishës Ortodokse Shqiptare. Me të hyrë në tempull, Shenjtëria e Tij Patriarku i Serbisë z. Irinej, u përshëndet nga Mitropoliti i Beratit, z. Ignatius, në emër të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe Lumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës z. Anastas, i cili e falënderoi Patriarkun Serb për ardhjen në Shqipëri dhe për pjesëmarrjen në festimet shpirtërore në Vrakë dhe Tiranë.
Pasi i uroi mirëseardhjen besimtarëve të mbledhur, Patriarku Irinej tha me këtë rast se “Kjo është një dhuratë dhe hir i madh i Zotit për mua, për të vizituar këte toke të mrekullueshme, për të vizituar këtë kishë të mrekullueshme, dhe ju vëllezër dhe motra që i përkisni Kishës Ortodokse të Shenjtë, një familje e madhe Ortodokse. njerëzit. Unë vij në emër të Kishës sonë të Shenjtë Ortodokse Serbe për t’ju përshëndetur dhe për t’ju përcjellë përshëndetjet e Kishës dhe popullit tonë, juve që jetoni këtu në këtë zonë. Ne jemi një familje e madhe, e krishterë, ortodokse, dhe pa marrë parasysh se në cilat vende jetojmë, ne jemi një familje shpirtërore dhe qëllimi ynë është të afrohemi dhe të bashkohemi me Zotin tonë. Dhe kur jemi të bashkuar me Zotin, atëherë jemi afër njëri-tjetrit. Ju jetoni në këtë vend të bekuar, ortodoksë, katolikë edhe vëllezërit myslimanë jetojnë këtu, megjithëse ne i përkasim feve të ndryshme, ne jemi populli i Zotit. Zoti na krijoi të gjithëve dhe ne të gjithë jemi të detyruar dhe të thirrur të lavdërojmë Zotin në mënyrën që na mëson besimi. Mbani Besimin e Shenjtë Ortodoks. Prej atëherë e deri më sot, dhe ne shpresojmë që në të ardhmen kisha jonë e shenjtë të ekzistojë këtu, se ajo do të proklamojë të vërtetën e Ungjillit të Shenjtë dhe se do të na mësojë t’i lutemi Zotit dhe të respektojmë dhe nderojmë njëri-tjetrin ashtu siç dëshiron Zoti. Ju uroj të gjitha të mirat dhe bekimet e Zotit, përmes këtij tempulli të mrekullueshëm të shenjtë, të derdhen mbi familjet tuaja dhe fëmijët tuaj dhe mbi të gjithë ju që i afroheni Zotit në tempullin e shenjtë me besim dhe dashuri. Bekimi i Zotit ju shoqëroftë të gjitha ditët e jetës suaj. Amin, Zoti na ruajt”, tha Patriarku i Shenjtërisë së Tij Irinej në predikimin e tij.

Pas vdekjes së Mitropolitit Amfilohije, kjo është një humbje shume e madhe për Kishën Ortodokse Serbe, popullin Serb dhe Krishterimin në tërësi.

Perfaqesuesit e komunitetit serb dhe malazez ne Shkoder i japin lamtumiren e fundit Shenjterise se Tij Mitropolitit Amfilohije Radoviq.

IMG_0002

Te dielen me daten 1 Nentor perfaqesuesit e shoqatave te komunitetit serb dhe malazez ne Shkoder moren pjese ne funeralin e permortshem ne Podgorice kushtuar hiresise se tij Mitropolitit Amfilohije. Per te bere nderimet e fundit klerikut me te larte ne Mal te Zi nga shoqata Shen “Jovan Vladimir” shkuan kryetari i kesaj shoqate z.Zoran Hajkoja-Ajkoviq i shoqeruar nga sekretari i saj z. Viktor Mishcenko. Ndersa shoqata e pakices kombetare serbo-malazeze u perfaqesua nga kryetari i saj z.Pavlo Jakoja-Brajoviq i shoqeruar nga sekretari z.Artur Popaj-Popoviq dhe aktivistet Ymer Ymeri-Stankoviq, Veselin Matanoviq, Edmir Piraniq dhe Gani Mucmeraj. Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, ndërroi jetë me 30 tetor në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi në orën 8.20 të mëngjesit.

“Të premten, 30 Tetor 2020, në orën 8:20 të mëngjesit, në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi, pasi mori Sakramentin e Shenjtë të Kungimit, Kryepeshkopi më i Shenjtë i Cetinjes, Metropolitani i Malit të Zi Amfilohije, ndërroi jetë”, shkruhet në faqen zyrtare te Mitropolise se Cetinjes.
Ai u trajtua në Qendrën Spitalore Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku u shtrua më 6 tetor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi. Megjithëse kishte qenë negativ për koronavirusin që 10 ditë, ai pati pneumoni dhe shëndeti i tij u përkeqësua papritmas disa ditë më parë, me gjithe perpjekjet e jashtezakonshme te te gjithë ekipit mjekësor.
Vdekja e Hiresise se Tij eshte nje humbje shume e madhe per kishen serbe dhe te gjithe besimtaret ortodokse. Mitropoliti Amfilohije ka dhene nje ndihmese te madhe per organizimin dhe kremtimin e festave fetare ortodokse dhe shume here ka vizituar komunitetin tone ne Shkoder duke dhene mesazhe paqeje dhe harmonie. Nen bekimin e Tij qysh nga viti 1992 per gati 30 vjet me radhe jane organizuar dhe kremtuar Krishtlindjet dhe Pashket si dhe festa te tjera te besimtareve ortodokse ne Shkoder e Vrake.
Me bekimin e Tij jane akorduar bursa vjetore per studentet e pakices tone pa dallim feje te cilet ndjekin studimet e larta ne universitetet e Beogradit.

I perjeteshem qofte kujtimi i Tij! Pushofsh ne paqe!

IMG_0004 IMG_0005

Ndërroi jetë shenjtëria e Tij Mitropoliti i Malit të Zi Amfillohije.

Vladika-nas-774x391

Mitropoliti Amfilohije Radović vdiq në moshën 83 vjeç nga pasojat e koronavirusit në qendren spitalore në Podgoricë. Feneri i lirisë malazeze dhe rojtari i tronit te patriarkanes së Pejës nuk arriti të dilte fitimtar nga beteja më e madhe e jetës. Amfilohije Radović la një gjurmë të pashlyeshme në Kishën Ortodokse Serbe si një emër i madh i të gjithë serbëve në atdhe dhe rajon.

Metropoliti i Malit të Zi, Amfilohije lindi në Ditën e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian, me 7 janar 1938, në Radoviq në  Moraçen e Poshtme. Emri i tij i femijerise ishte Risto dhe ishtë një pasardhës i Duka Mina Radoviq, një nga vojvodet e parë fisnorë malazezë, i cili bashkoi Moraçën me Mal të Zi në vitin 1820.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në një familje patriarkale, e cila i qëndroi besnike Ortodoksisë në kohërat e vështira të pasluftës dhe ateizmit në rritje nën sundimin komunist. Shkollën fillore e mbaroi në manastirin Moraça dhe seminarin “Shen Sava” në Rakovica në Beograd. Ai u diplomua në Fakultetin e Teologjisë në Beograd në vitin 1962. Së bashku me Fakultetin e Teologjisë, ai studioi filologji klasike në Fakultetin Filozofik në Beograd. Pas mbarimit të kolegjit, ai vazhdoi studimet pasuniversitare në Bernë dhe Romë, ku mori gradën master në Institutin Papnor Lindor (1965). Nga atje, ai shkoi në Kishën Ortodokse të Greqisë, ku qëndroi për shtatë vjet dhe ku mori imazhin engjëllor dhe gradën meshtarake.

Gjatë asaj periudhe, në Athinë, ai mbrojti doktoraturën në Shën Gregory Palamas, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut teologjik të atëhershëm evropian. Pas një viti që kaloi në Malin e Shenjtë, u be profesor në Institutin Ortodoks të Shën Sergius në Paris, dhe nga 1976 u bë asistent profesor, e me pas profesor i rregullt në Fakultetin e Teologjisë së Shen Gjoni Pagezorit në Beograd (më vonë Fakulteti Teologjik Ortodoks i Universitetit të Beogradit) në Departamentin e Pedagogjisë Ortodokse (Katekizëm) me metodat e mësimdhënies. Ai ishte gjithashtu dekan i ketij fakultetit për dy mandate.

Ai mori doktoratën e tij honoris causa nga Akademia Shpirtërore e Moskës në 2003, nga Instituti i Teologjisë i Universitetit Shtetëror Bjellorus në Minsk në 2008 dhe nga Instituti Ortodoks Teologjik i Shën Sergius në Paris në 2012 dhe Akademia Shpirtërore e Shën Petersburgut në 2014. Me vendim të Komitetit Kombëtar të Çmimeve Sociale të Federatës Ruse në 2001, iu dha Urdhri i Lomonosov, në një ceremoni në Kremlin në prani të rreth 4,000 te ftuarve të shquar. Në vitin 2015 u zgjodh anëtar nderi i Akademisë Sllovene të Letërsisë dhe Artit.

Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe e zgjodhi atë Peshkop të Banatit në maj 1985. Me vendim të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije u zgjodh Metropolitani i Malit të Zi dhe bregdetit me selinë e tij në Cetinje në Dhjetor 1990. Fronëzimi solemn për Mitropolit te Malit të Zi u krye nga Patriarku Serb Pavle me peshkopët më 30 dhjetor 1990 në Manastirin e Cetinjes. Mitropoliti Amfilohije ishte mbajtës i titujve antikë: Ekzark i Fronit të Shenjtë të Pejës, si dhe Kryepeshkop i Cetinjës. Ai ishte anëtar i Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në disa mbledhje. Ai kryesoi atë organ dhe ishte zevendes i patriarkut Pavle nga fundi i vitit 2007 deri në vdekjen e tij, si dhe famullitar i fronit Patriarkal nga vdekja e Patriarkut Pavle, më 16 nëntor 2009, deri në zgjedhjen e Patriarkut Serb Irinej më 22 janar 2010. Ai administroi dioqezën e Rashkës-Prizrenit nga maji 2010 deri në fronëzimin e peshkopit Teodosije të Rashkës-Prizrenit dhe Kosovës-Metohisë, në fund të dhjetorit të të njëjtit vit. Ai administroi Dioqezën e Buenos Aires dhe Amerikën Jug-Qendrore (e cila u krijua me sugjerimin e tij) nga themelimi i saj në maj 2011 deri më sot.

Gjatë sundimit të Mitropolitit Amfilohije, për herë të parë në historinë e Malit të Zi, Mitropolia e Malit të Zi u vizituan nga patriarkë dhe përfaqësues të të gjitha kishave lokale të universit Ortodoks: Patriarku Bartholomej, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Alexei II, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirili, Papa dhe Patriarku i të gjithë Afrikës Peter VII, Kryepeshkop i Justinianit të Ri dhe i të gjithë Qipros Hrizostomi i II, Kryepeshkop i Athinës dhe i të gjithë Greqise Kristodulos, Kryepeshkop i Athinës dhe të gjithë Greqise Jerome, Kryepeshkop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasi, Metropoliti i Kishës Ortodokse të Tokës Çeke dhe Sllovakisë Kristopher. Kjo flet shumë për respektin e madh që gëzonte Mitropoliti Amfilohije.

Mitropoliti Amfilohije ka vizituar shumë hëre komunitetin serb dhe malazez që jeton në Shkodër. Së bashku me klerikët ka mbajtur disa herë liturgjinë e shenjtë në kishen e Shen Trinisë në Vrakë dhe gjithmonë ka predikuar fjalën e Zotit, dashurinë dhe harmoninë midis të gjithë njerëzve. Ne kemi qenë dëshmitarë të fjalëve të tij dhe do t’i kujtojmë me krenari predikimet e Tij.

Përkundër vështirësive dhe fatkeqësive të ndryshme, ai ndihmoi moralisht dhe materialisht shoqatat që përfaqësojnë komunitetin serb në Shkodër dhe Shqipëri. Metropoliti mbështeti dhe përkrahu financiarisht kursin e gjuhës serbe në Shkodër. Me bekimin e tij, u akorduan me dhjetëra bursa per studentët nga pakica jonë që studiojnë në universitet e Beogradit ne R.Serbisë. Kjo është një humbje e madhe për Kishën Ortodokse Serbe dhe për të gjithë besimtarët Ortodoksë.

 

 

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k