Jedinstvo

Mbahet Asambleja e dhomes se perbashket te tregtise Serbi-Shqiperi

4094349

Ne Tirane me dt. 23 Nentor 2017 u mbajt mbledhja e pare e asamblese se dhomes se perbashket te tregtise Serbi-Shqiper ne te cilen pervec biznesmeneve te shumte moren pjese dhe perfaqesues te ministrive relevante nga te dyja vendet. Mbi 100 biznesmene dhe 41 kompani nga Serbia moren pjese ne Panairin 2017 duke prezantuar produktet  dhe sherbimet e tyre nga fushat e bujqesise dhe industries ushqimore, ndertimtarise dhe makinerive, industria kimike dhe elektronike, tekstilet, farmacia etj. Read more →

Përkujtohen të rënët e ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore në Shqipëri

IMG-9202ff94c45d3cce388fd93acbbbb046-V

Përfaqësuesit e tre shoqatave të pakicës Serbe në Shqipëri, “ Moraça-Rozafa”, “ Sveti Jovan Vladimir” dhe “ Jedinstvo” vendosën kurora me lule dhe përkulën me nderim të shtunën, me 11 Nëntor, 2017 në kujtim dhe nderim të ushtarëve të rënë Serbë në territorin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Read more →

Parlamenti i Shqipërisë miraton ligjin “ Për pakicat kombëtare”

auto_kuvendi_i_shqiperise_20161504699206

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë miratoi të Premten, me dt. 13 Tetor 2017 me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim ligjin “ Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ligji mori mbështetjen e shumicës parlamentare dhe të opozitës duke konfirmuar çuarjen përpara e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare me anë të rregullimeve të nevojshme ligjore në këtë fushë. Read more →

Takim me Ministrin e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë në Tiranë

Vukosavljević sa Udruženjima Srba iz Albanije 3

Përfaqësuesit e organizatave të pakicës kombëtare Serbe në Tiranë, z. Pavlo Jakoja Brajoviq kryetar i shoqatës së pakicës Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa”, z. Simo Ajkoviq, kryetar i shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” dhe z. Eqerem Duleviq , kryetar i shoqatës së Serbëve të Shqipërisë u takuan me datë 23 Shkurt 2017 në ambientet e ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë me Ministrin për Kulturën dhe Informimin të Republikës së Serbisë z. Vladan Vukosavljeviq dhe këshilltarët e tij. Read more →

Projektiligji për Pakicat Kombëtare i dorëzohet minoriteteve për mendim

Mallet, legal code and scales of justice. Law concept, studio shots

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në kuadër të punës së grupit institucional për pakicat kombëtare publikoi variantin fillestar të Ligjit për pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe ua dërgoi për mendim të gjitha shoqatave të minoriteteve kombëtare në Shqipëri. Si afat për dhënien e propozimeve dhe sugjerimeve është dhënë 28 Dhjetori i këtij viti. Read more →

Konferenca“ Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave për pakicat kombëtare”

33_big

Në Tiranë me 26 Tetor 2016 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë u mbajt konferenca “ Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave për pakicat: Projektiligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” në të cilën morën pjesë pjesëtarët e të gjitha pakicave kombëtare në Shqipëri përfshirë dhe përfaqësuesit e pakicës sonë kombëtare në Shqipëri, z. Pavlo Jakoja, kryetar i shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa”, z. Simo Ajkoviq kryetar i shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimiri” dhe z. Eqerem Duleviq, Kryetar i Shoqatës së Serbëve të Shqipërisë ” Jedinstvo”.
Kjo konferencë shërbeu si platformë konsultimi me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare për ndërtimin e një kuadri ligjor efikas për pakicat i cili do të jetë i harmonizuar me standartet europiane.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë znj. Odeta Barbullushi e cila theksoi se mbrojtja e pakicave kombëtare është një nga 5 prioritetet për hapjen e negociatave për hyrjen në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria do të bëjë gjithçka që qytetarët e saj të gëzojnë të drejta të njëjta brenda kuadrit ligjor dhe për këtë është i nevojshëm krijimi i një kuadri ligjor me anë të të cilit edhe pakicat kombëtare në Shqipëri të përftojnë të gjitha të drejtat që u përkasin në aspektin e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës në përputhje me standartet ndërkombëtare, nëpërmjet një ligji specifik për pakicat kombëtare.
Gjatë konferencës u prezantuan dhe detyrimet të cilat dalin për Shqipërinë nga anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare dhe nga procesi i integrimit europian si dhe u shqyrtuan praktikat më të mira në këtë fushë nga vendet e rajonit dhe më gjërë. Në konferencë u identifikuan gjithashtu dhe instrumentet për ndërhyrje në legjislacionin e kësaj fushe.
Gjatë konferencës përfaqësuesit e pakicave kombëtare paraqitën opinionet dhe propozimet e tyre për pëmbajtjen e draftit të ligjit të ardhshëm për pakicat kombëtare i cili pritet të depozitohet për miratim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë në fillim të vitit tjetër.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe përfaqësues të delegacioneve të Bashkimit Europian , të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës në Tiranë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik vendeve amë të minoriteteve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, z. Miroljub Zariq, Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë dhe të ambasadave të Greqisë , Maqedonisë, Malit të Zi etj.
Përfaqësuesit e institucioneve europiane për çështjet e pakicave kombëtare kërkuan nga shteti shqiptar që të miratohet sa më shpejt ligji për pakicat kombëtare nga i cili varet dhe zbatimi në tërësi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve si dhe theksuan se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është e vonuar në miratimin e ligjit në fjalë.

Parrulla urrejtjeje etnike me rastin e ndeshjes Kosovë-Kroaci

Kosovo and Croatia's fans draped in national flags sing together ahead of the World Cup Group I qualifying match between Kosovo and Croatia in main square in Shkoder, Albania on Thursday Oct. 6, 2016. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Para fillimit dhe gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Kroaci për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018 e cila u mbajt në Shkodër, grupe tifozësh të Kroacisë dhe Kosovës bënë thirrje me konotacion të urrejtjes teknike ndaj popullit Serb dhe Serbisë. Parrullat për eliminimin me varje dhe me mënyra të tjera vrasjeje të Serbëve shkaktuan ndjenjë pasigurie tek qytetarët me origjinë Serbe nga qyteti i Shkodrës si dhe shkelën mikpritjen të cilën populli i Shkodrës iu ofroi me dhënien e stadiumit për të luajtur ndeshjen me midis tyre. Read more →

Jepen bursat studimore për studentët nga Serbia në Beograd

belgrade-private-city-tour-in-belgrade-209454

Duke ndjekur dhe praktikën e viteve të mëparshme dhe falë dhe advokimit të Zyrës për Diasporën dhe Serbët e Rajonit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë edhe këtë vit shkollor studentëve nga rradhët e pakicës kombëtare Serbe në Shqipëri do tu mundësohet që pa konkurs të ndjekin studimet në institucionet arsimore të larta dhe fakultetet e Republikës së Serbisë me financimi nga buxheti shtetëror si bursantë të Qeverisë së Serbisë. Read more →

Јеpet leja për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Fier

download

Pas përpjekjeve shumëvjeçare të Shoqatës së Serbëve të Fierit “ Jedinstvo” për të siguruar një ambient të përshtatshëm për mbajtjen e aktiviteteve të tyre të përditshme, në të cilat përfshihen dhe hapësirat për mbajtjen e mësimit të gjuhës serbe për vogëlushët e komunitetit tonë atje, më në fund organet kompetente të Shqipërisë miratuar lejen për ndërtimin e qendrës multifunksionale, kulturore, edukatike dhe ekonomike. Read more →

Festimi i ditës së Shën Trinisë në Vrakë

IMG_3762

Të dielën, më 19 qershor u kremtua në Vrakë festa e Shën Trinisë në Vrakë dhe festa e zbritjes së Shpirtit të Shenjtë tek Apostujt. Me bekimin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë Anastasit dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije liturgjia u shërbye nga atë Velimir Jovoviq . Bashkë me besimtarët e shumtë morën pjesë dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë me në krye të ngarkuarin me punë z. Jugoslav Gjorgjeviq dhe z. Milan Knezheviq kryetar i Partisë Demokratike Popullore dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi . Read more →

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k