Moraça-Rozafa

Paqja e Zotit qoftë me ju- Krishti u lind, me të vërtetë u lind

49592350_304620380073571_4905249446880608256_n

Festa me e gëzueshme kristiane, Lindja e Zotit Jezu Krisht, edhe këtë vit u festua me lutje në kishën e Shën Trinisë në Vrakë afër Shkodrës, vendi I lutjes dhe i ku grumbullohet populli ynë që jeton në Shkodër.
Festa Krishtlindjes Ortodokse filloi me dt. 6 Janar në ditën ne ndezjes së drunjve me grumbullimin e tyre pranë zjarrit të ndezur në oborrin e kësaj kishe. Ndërsa më ditën e lindjes, më 7 Janar, me bekimin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë z. Anastas Janullatos dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije Radoviq, në këtë kishë shërbyen së bashku priftërinjtë e të dy kishave, nën udhëheqjen e atë Predrag Shqepanoviq dhe me ndihmesën e klerikut të kishës ortodokse shqiptare, Ivan Popoviq, si dhe atë Nikolla Petani, prifti i kishës së Shkodrës. Pas shërbesës së liturgjisë së shenjtë dhe kungimit të besimtarëve, atë Shqepanoviq I uroi përzemërsisht besimtarëve festën duke u shprehur:
“ Lavdia le të jetë në lartësinë e Zotit, ndërsa në tokë le të sundojë paqja dhe dëshira e mire midis njerëzve. Me të vërtetë u lind, vëllezër e motra.
Ai u lind si një fëmijë I dobët, ai që krijoi malet, fushat e detet. Të gjitha këto Zoti I dashur I krijoi për ne dhe për shpëtimin tonë. U lind në një stallë, nuk u lind në sarajet e arta as në kështjella që të varfërit të mos thonin që është larg nga ne, që është pasanik. Dhe që nga dita e tij e lindjes e deri tani, I pasur është vetëm ai që e ka në zemër Zotin. Prandaj Krishtindjet janë përqafimi i Zotit dhe njeriut, prandaj Zoti kaloi gjithë atë rrugë, që të bëhej Zoti që sot është me ne. Prandaj lindja e tij e ndryshoi njerëzimin dhe historinë njerëzore nga themelet. Ai u bë njeri pikërisht për të fituar ndaj vdekjes, e cila gjithmonë e ka mbajtur njerëzimin në kanxhat e saja.
Prandaj kjo është dhe festa më e gëzueshme. Festa në të cilën Zoti bëhet një nga ne dhe që të na përqafojë me atë përqafim të përjetshëm. Prandaj ne që jemi të pagëzuar në emër të Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë, jemi veshur me petkun e Krishtit. Le të jenë të bekuar të gjithë ata që duke agjëruar dhe me lutje janë përgatitur për këtë kungim, sepse ata të gjithë e kanë pare kalimin e Zotit në këtë botë, duke u bërë njeri.
Kjo është datëlindja e të gjithë njerëzve në tokë, nëse nuk duam Zotin, nuk do jemi në gjendje të duam as vellezërit tanë që I kemi afër. Prandaj ne jemi dhe vëllezër të Përjetshëm, sepse dhe Zoti u bë njeri për ne. Prandaj le të jetë e bekuar kjo ditë, këto fusha dhe livade, ky liqen, malet dhe këto vise të bukura. Sepse të gjitha këto janë krijuar nga Zoti ynë I dashurisë, Jezu Krishti, shpëtimtari I njerëzimit dhe botës së tërë.
Le tju ngrohë dashuria e tij , dashuria me të cilën u ngroh I sapolinduri në atë shpellë të Betlehemit, sepse edhe atëherë ishte ftohtë. Edhe sot është ftohtë por në zemrat tona është dashuria e tij që na ngroh. Le të jetë dashuria e Krishtin ajo atmosferë që ju do të merrni brenda jush, le tju sjellë në vatrat tuaja momentet më të mira, fatlume, unitetit, dashurisë dhe të jetoni në qetësi dhe dashuri me vëllezërit tuaj Shqiptarë dhe me të gjithë njerëzit që jua duan të mirën. Këtë na këshillon Zoti ynë i dashur, Zoti që u bë njeri për të na bërë ne Zotër.
Ju bekoftë Zoti dhe tju ruajtë familjet dhe fëmijët tuaj. Paqja e Zotit qoftë me Ju, Krishti u lind- Me të vërtetë u lind.
Pas fjalimit, të gjithë të pranishmëve, dhe sidomos fëmijëve iu shpërndanë dhuratat e përgatitura nga Mitropolia e Malit të Zi.
Pas liturgjisë në tempullin e Trinisë së Shenjtë në Vrakë gjithë të pranishmit i përshëndeti Z. Simo Ajković, President i Shoqatës së ortodokse Sveti Jovan Vladimiri, i cili tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, në këtë drekë vëllazërore Ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjet në këtë drekë vëllazërore. Ne u mblodhëm në kishën tonë, ku degjuam dhe priftërinjtë tanë se si të sillemi me njeri tjetrin, si ti shërbejmë Zotit dhe si të jemi në unitet me njëri-tjetrin dhe të ndihmojmë njëri tjetrin gjithmonë në rast nevoje.
Në emër të Shoqërisë së Shën Jovan Vladimir, përshëndes të gjithë besimtarët tonë ortodoks të cilët festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian. Ky është një nder i madh për ne, sepse ne jemi të veçantë në Shqipëri por për këtë neve nuk na është dhënë ditë pushimi në Shqipëri. Dhashtë Zoti tek autoritetet në Shqipëri dhe të mendojnë për ne dhe të kemi të njëjtat të drejta si të tjerët në aspektin e festimit të festave.
Shfrytëzoj rastin që të uroj dhe në këtë ditë ditëlindjen e Mitropolitit Amfilohije i cili sot feston 81 vjetorin. Le ta gëzojë dhe i urojmë për shumë vite jetë të lumtur dhe përkrah nesh. Për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia uroj që gjithmonë të mblidhemi në kësi rastes, në paqe lumturi dhe begati. Gezuar.
Në emër të delegacionit të mitropoli të Malit të Zi të pranishmit i falenderoi dhe atë Predrag Shqepanoviq dhe tha:
“Sytë, vëllezërit dhe motrat. Perëndia në këtë ditë përqafoi njeriun dhe na dërgoi një mesazh që ne kemi nevojë për të përqafuar me njëri-tjetrin, sepse ajo është më e thellë e vërtetë: “Unë pashë vëllanë tim, pashë Perëndinë.” Një fjalë e vjetër serbe thotë: “Nëse doni të jetoni, mbillni një fushë. Nëse dëshironi që dicka të jetojë për dekada , mbillni një vresht. Nëse doni të leni diçka pas jetës tuaj, shkruani një libër. Dhe nëse doni diçka të përjetshme për të bërë, ndërto një kishë. ” Kështu, më shumë se njëzet vjet me rradhë qyteti i lashtë të Shkodrës, i cili mban shumë histori, përsëri na hapi zemrën e tij dhe shpirtin e tij. Ne falenderojmë edhe një herë Fortlumturinë e tij Januallatos që na mundësoi dhe shërbesën në këtë ditë dhe falenderoj gjithashtu atë Ivan Popovic nga Shkodra i cili shërbeu dhe festoi bashkë me ne sot.
Të pranishmit gjithashtu përshëndetën z. Pavle Brajoviq-Jakoja, kryetar i shoqatës Moraca-Rozafa, i cili tha:
“Krishti ka lindur. Unë do të doja të flas dy disa fjalë, në këtë ditë të sotme, e Krishtlindjeve, e cila është një nga ditët më të rëndësishme të vitit fetar që ne festojmë në Shkodër. Të gjithë opinioni publik duhet të dinë se ne në Shkodër nuk jemi braktisur, nuk jemi lënë në mëshirë të fatit, por luftojmë të mbijetojmë dhe për këtë na ka ardhur në ndihmë dhe Hirësia e Tij Mitropoliti Amfilohije i Malit të Zi, bashkë me bashkëpunëtorët e tij.
Ata na japin aftësinë dhe forcën për të përballuar disi dhe të mbijetojmë dhe në Shkodër, në të cilë nuk ndjehemi të harruar. Me këtë rast, unë uroj hirësinë e Tij për ditëlindjen. U bëftë edhe 100 me bekimin e perëndisë, ai dhe të gjithë njerëzit e rreth tij.
Në jetën tonë këtu në Shkodër ka vështirësi, dhe ata që eksplorojnë dhe të flasin dhe për ne besojnë se ne jemi këtu me të varfërit, le ta dinë se ne jemi të pasur në komunitet dhe në besim.
I përshëndes priftërinjtë dashur dhe delegacionin e Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit, falenderoj ata dhe të gjithë ata që kontribuan që kjo festë zyrtarisht të festohet për vite në qytetin e lashtë të Shkodrës- tha Pavlo Jakoja.
Gjatë drekës të pranishmit kënduan këngë tradicionale, Serbe, Malazeze dhe Shkodranë në një atmosferë vëllazërore.

Në fshatin Gajtan shërbehet parastosi dhe vendoset Kryqi të rënëve dhe të plagosurve në luftrat Ballkanike në Bardhaj dhe Tarabosh.

1-1-150x150

Të dielën, me 7 Tetor, 2018 përfaqësuesit e shoqatës “ Moraça-Rozafa” dhe shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” në bashkëpunim me përfaqësuesit  e Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi , së bashku me pasardhësit e të rënëve dhe të plagosurve të ushtrisë serbe dhe malazeze në çlirimin e Shkodrës gjatë viteve 1912-191, vendosën Kryqin memorial në fshatin Gajtan.

Parastosin për të rënët dhe bekimin e kryqit e shërbyen protojerej Predrag Shqepanoviq dhe Jovan Plamenac.

Në shërbesën e parastosit dhe ceremoninë e vendosjes së kryqit në Bardhaj morën pjesë kryetari i këshillit kombëtar Serb të Malit të Zi, Momçillo Vuksanoviq, kryetari i Demokracisë së re Serbe, Andrija Mandiq, kryetari i shoqatës “ Moraça-Rozafa”, Pavlo Brajoviq, kryetari i shoqatës ortodokse “Shën Jovan Vladimir” Simo Ajkoviq, ish ministri për Fenë në Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, Budimir Dubak, historianët Bozhidar Bojoviq dhe Simon Gjuretiq dhe pasardhës të të rënëve dhe të plagosurve të ushtrisë Serbe dhe Malazeze në Shkodër, midis të cilëve dhe Vlajko Gjuriçanin, babi i të cilit është plagosur në këtë luftë,  i cili kishte ardhur nga Australia pas 45 vjetësh për ti bërë nderimet të rënëve dhe për tu lutur për shpirtrat e tyre.

Pas parastosit dhe bekimit të kryqit, fjalën e rastit e mbajti protojerej Predrag Shqepanoviq.

Në emër të pasardhësve të të rënëve foli Budimir Dubak, ndërsa në emër të shoqatave përfaqësuese të Serbëve të Shkodrës foli  Pavlo Brajoviq.

Zoti i plotmëshirshëm le ti prehë në paqe të gjithë ata që ranë në këtë luftë për çlirimin e Shkodrës së lashtë gjatë 1912-1913 dhe ti japë një vend në parajsë, ndërsa sakrifica e tyre le të jetë një orientim për të gjithë pasardhësit, se si mbrohet nderi dhe dinjiteti i trashëgimisë së popullit të tyre.

Në fund të ceremonisë, u organizua një drekë ceremoniale në Shirokë për të pranishmit.

Rifilloi emisioni i lajmeve në gjuhen serbe në televizionin lokal Tv-Kopliku

IMG-61f61eadc3919ec54aaa1080bfc12b06-V-540x432

Sot rifilloi emetimi i lajmeve në gjuhen serbe në televizionin lokal Tv-Kopliku. Ky emision mundësohet nga bashkëfinancimi i Ministrisë së Kulturës së R.Serbisë. Eshte viti i pestë pandërpreje që ky transmetim realizohet nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës së R.Serbisë me shoqaten e pakices serbo-malazeze Moraça-Rozafa në Shkodër. Është përcaktuar që emisioni të transmetohet çdo të shtunë nga ora 19:00 deri në orën 20:00 dhe ritransmetimi të bëhet të dielën nga ora 13:00 deri në 14:00.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi shumëvjecar midis Ministrisë së Kulturës dhe shoqatës “Moraca-Rozafa” është rritja e informimit në gjuhën serbe për pjesëtarët e popullit serb në Shkodër, e mundësuar nga hapësira e madhe të frekuencave të këtij televizioni si dhe ruajtja dhe promovimi i gjuhes serbe si instrument per forcimin e identitetit dhe perkatesise nacionale.

Ky emision përveç lajmeve, në gjysmën e dytë të tij shfaq dokumentarë, këngë dhe muzikë nga folklori i popullit Serb, si dhe përbajtje historike dhe kulturore mbi popullin tonë. Vlen të përmendet që per realizimin e këtij projekti punohet me shumë pasion nga ana e gazetarëve të cilët jane aktivistë të shquar të shoqatës Moraca-Rozafa dhe stafit te Tv-Koplikut që është shumë i predispozuar të japë kontributin e vet në realizimin e këtij transmetimi .
Kohëzgjatja e emetimit te tij do të jetë deri në fillim të muajit dhjetor duke shpresuar që në një të ardhme të afërt ky emision të jetë i përjavshem dhe pa shkeputje në kohë.

Ministria e Kulturës së Serbisë mbështet mediat në gjuhën Serbe në Shqipëri

MKC Logo

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë ka vazhduar dhe këtë vit të luajë një rol vendimtar si financuese e projekteve të shoqatave të pjesëtarëve të pakicës kombëtare Serbo-Malazeze në Shqipëri. Projektet mediatike siç është faqja e internetit e shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze në adresën www.identitet.al e cila është media e vetme e shkruar elektronike në gjuhën Serbe e cila mbulon dhe publikon informacione mbi egzistencën, jetën dhe aktivitetet e bashkësisë serbe në Shqipëri, si dhe ai i shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa” i cili konsiston në emetimin e një emisioni javor në një nga televizionet lokale të Shkodrës me përmbajtje ngjarjet nga pakica jonë, por dhe mbi kulturën, muzikën dhe artin nga hapësirat e popullit amë, edhe këtë vit do të financohen nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë ashtu si dhe vitet e kaluara. Read more →

Festohet festa e Shën Trinisë në Vrakë

9-9-300x225

Të dielën, 27 maj, me rastin e festën e uljes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt – Shën Trinisë, në Vrakë u mbajt liturgjia e shenjtë.
Me bekimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas dhe Mitropolitit të Malit të Zi Amfilohije, liturgjia u shërbye nga klerit të kishave ortodokse serbe dhe shqiptare.
Priftërinjtë Velimir Jovoviç u sherbeu abshke me Stavrophor Radomir Nikçeviç, drejtuesin e kishës së Hercegovinës dhe drejtorit të Svetigora , si dhe me dhjakun e Shkodrës Ivan Popoviq.
Liturgjia u ndoq nga besimtarë nga Shkodra, Vraka dhe zonës përreth, si dhe nga Mali i Zi, të cilë kishin ardhur për tu mbledhur rreth Kishës së tyre të Shenjtë për të përkujtuar këtë festë të mrekullueshme dhe të bekuar.
Pas kungimit të besimtarëve , atë Velimir Jovoviç dhe dhjak Ivan Popoviç ndanë dhe bukën e festës. Atë Velimir uroi atyre festën dhe falenderoi Kryepeshkopin Anastas për për bekimin që Liturgjia e Shenjtë të shërbehej në gjuhën serbe.
Pastaj dhuratat iu dhanë të gjithë besimtarëve të pranishëm dhe veçanërisht fëmijëve të cilët morën bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije.
Kremtimi u vazhdua në restorant aty pranë me mikpritjen dhe dashurinë e anëtarëve të shoqatave Moraça-Rozafa dhe Shen Jovan Vladimir nga Shkodra.
Me këtë rast, shkrimtari Budimir Dubak me fjalët e tij të përzgjedhura, falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë.

Mbahet Asambleja e dhomes se perbashket te tregtise Serbi-Shqiperi

4094349

Ne Tirane me dt. 23 Nentor 2017 u mbajt mbledhja e pare e asamblese se dhomes se perbashket te tregtise Serbi-Shqiper ne te cilen pervec biznesmeneve te shumte moren pjese dhe perfaqesues te ministrive relevante nga te dyja vendet. Mbi 100 biznesmene dhe 41 kompani nga Serbia moren pjese ne Panairin 2017 duke prezantuar produktet  dhe sherbimet e tyre nga fushat e bujqesise dhe industries ushqimore, ndertimtarise dhe makinerive, industria kimike dhe elektronike, tekstilet, farmacia etj. Read more →

Përkujtohen të rënët e ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore në Shqipëri

IMG-9202ff94c45d3cce388fd93acbbbb046-V

Përfaqësuesit e tre shoqatave të pakicës Serbe në Shqipëri, “ Moraça-Rozafa”, “ Sveti Jovan Vladimir” dhe “ Jedinstvo” vendosën kurora me lule dhe përkulën me nderim të shtunën, me 11 Nëntor, 2017 në kujtim dhe nderim të ushtarëve të rënë Serbë në territorin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Read more →

Ministri Bushati prezanton ligjin për pakicat në Shkodër

22664450_10214583153036236_1033657727_o-660x330

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, i shoqëruar nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë i zgjedhur në zonën e Rrethinave e banuar nga një numër i konsiderueshëm i komunitetit serb dhe malaze, z. Luan Harusha dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë, i dedikoi vizitën e parë në prezantimin e ligjit për pakicat kombëtare dhe u takua në selinë e shoqatës së pakicës Serbe “ Moraça-Rozafa” me përfaqësuesit e organizatave të pakicës Serbe në Shkodër si dhe me përfaqësues të organizatave të minoriteteve Rome, Malazeze dhe Egjiptiane që operojnë në Shkodër të njohura së fundmi me miratimin e ligjit “ Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Read more →

Festohet në Vrakë festa e Shën Mërisë

20170827_113802

Të dielën , me bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije dhe Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastasit në Vrakë u mbajt liturgjia me rastin e festës së Shën Mërisë, në prani të besimtarëve të shumtë nga Shkodra, Vraka dhe Mali i Zi. Liturgjia u shërbye nga atë Srboljub Jovanoviq dhe atë Radomir Nikçeviq, të shoqëruar nga kori i “ Shën Nikollait” nga kisha e “ Shën Llazarit” pranë Çaçakut. Read more →

Rifillon emisioni televiziv në gjuhën serbe

gordana

Emisioni televiziv në gjuhën serbe, një projekt i shoqatës së pakicës serbo-malazeze në Shkodër “ Moraça-Rozafa” i cili vazhdon përgjatë 5 viteve, rifilloi emetimin e sezonit të ri me 6 Gusht në televizionin lokal TV Kopliku. Vazhdimi i projektit edhe për këtë vit u mundësua falë financimit nga fondet që Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë jep në mbështetje të mediave në gjuhën serbe në vendet e rajonit. Read more →

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k