Episkopi Joanikije uron besimtarët me rastin e ditës së Shën Savës.

Screenshot (20)

Hirësia e Tij Ipeshkvi i Budvës-Nikshiqit dhe administratori i Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit, z. Joanikije dërgoi urime për klerikët, besimtarët ortodoksë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe te Dioqezës së Budve-Nikshiqit, dhe të gjithë dashamirët, me rastin e festës së madhe për popullin serb atë të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. “Në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë!

Me gjithë zemër, ju përgëzoj klerikët, murgjit, njerëzit besnikë të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Dioqezës së Budvës dhe Nikshiqit dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, festën e madhe të Atit të Shenjtë Sava, kryepeshkopit të parë serb. Ne këtë vit po e mirëpresim këtë festë të mrekullueshme në rrethana të veçanta për shkak të epidemisë aktuale, por megjithatë do ta shënojmë dhe festojmë, megjithëse me modesti, në tempujt tanë me adhurim të shenjtë, me programe të përshtatshme ne përputhje me situatën në kishat dhe shtëpitë tona. Dhe në atë thjeshtësi, dhe modesti, ne jemi të bindur se do të gjejmë një gëzim të madh që Shën Sava do ta derdhë nga qielli prej  Zotit mbi ne.

Shen Sava i bekoftë të gjithë fëmijët tanë, të gjitha shkollat ​​tona, si mbrojtës i arsimit serb, le të bekojë mësuesit, profesorët, të gjithë ata që mësojnë dhe që i mësojnë me frikën e Zotit. U dhashtë shërim të sëmurëve që janë në spitale apo në shtëpitë e tyre. Mjekëve të sotëm që punojnë për të sëmurët dhe të gjithë atyre që kujdesen për ta, le tju dhurojë me bollëk, çdo të mirë hyjnore dhe tokësore.

Të ruajmë amanetet e paraardhësve tanë, të Shën Savës, të kultivojme dhe ruajmë gjuhën tonë serbe, e cila na beri te njohur, të ruajme shkrimin dhe alfabetin qirilik që na bashkon, i cili barazohet në kuptimin tonë me kryqin e tre gishtërinjve, të jemi modeste, të thjeshtë, të ndershëm , dhe përherë të jemi duke ndjekur rrugën e vërtetë të ungjillit të Zotit – rrugën e Krishtit – siç na mësoi Shën Sava. Amin, Zoti na ruajt! Le të jetë kështu! ”

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k