Festa e Shën Pjetrit festohet në Cetinjë

DSC06308-150x150

Delegacioni i shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” me në krye kryetarin e saj Simo Ajkoviq, në përbërje të të cilës ishin dhe prifti i kishës ortodokse të Shkodrës , atë Nikolla Petani dhe i ati i tij, atë Aleksandër Petani, morën pjesë në liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Cetinjës, të cilën e shërbeu Kryepeshkopi i Cetinjës , Mitropoliti i Malit të Zi z. Amfillohije bashkë me kryepeshkopët e Kishës Ruse , dhe me të cilën sot në mëngjes filloi dhe festa tradicionale e ditës së Shën Pjetrit.Në fund të liturgjisë Mitropoliti Amfillohije përshëndeti peshkopët e kishës ortodokse Ruse dhe i dhuroi nga një ikonë të Shën Pjetrit të Cetinjës Çudibërësit, dhe më pas dekoroi me urdhërin e Shën Pjetrit të Cetinjës individët e shquar për kontributin e tyre në ruajtjen e fesë ortodokse.

Pas liturgjisë në manastirin e Cetinjës, litija e shenjtë u nis e udhëhequr nga kryepeshkopët dhe priftërinjtë për tek rrënojat e tempullit të vjetër të Apostujve të Shenjtë Pjetrit dhe Pavlit në Qipur, ku dhe u bekua buka e festës.Në fund të festës, në të cilën morën pjesë dhe besimtarë të shumtë nga Mali i Zi, Serbia, Greqia, Rusia dhe Amerika në mensën e Shkollës së katekizmit u organizua tryeza dashurisë kristiane të festës. Pritjen që u organizua me këtë rast e nderoi me pjesëmarrjen e tij dhe Arqipeshkvi i Kishës Katolike tëShkodrës, mon sinjor Angjelo Masafra.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k