Festimi i festës së Shën Lukës në Cetinjë

DSC_00473-150x150

Anëtarët e shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” nën drejtimin e kryetarit të Shoqatës Simo Ajkoviq dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Shqiptare të qytetit të Shkodrës, Aleksandër Petani dhe Nikola Petani morën pjesë në festimin e festës të Manastirit të Cetinjës, festës së Apostolit të Shenjtë Luka, Shën Pjetrit të Cetinjës dhe Shën Pjetrit të Dytë.

Festa filloi me liturgjinë e Shenjtë kryepeshkopale të cilën e udhëhoqi Kryepeshkopi i Cetinjës, Mitropoliti i Malit të Zi z. Amfilohije i shoqëruar nga zotërinjtë Episkopo i Bihaqit Atanasije, i Nikshiqit dhe Budimljes Joanikije dhe ai i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije bashkë me priftërinjtë e tjerë. Pas kungimit të besimtarëve dhe bekimit të bukës së festës, Mitropoliti Amfilohije prezantoi edicionin fototip të “ Oktoiteve pesëzanorësh” i cili doli nga shtypi si botim i Mitropolisë së Malit të Zi, Bibliotekës së Serbisë dhe Manastirit të Deçanit me rastin e 520 vjetorit të botimit të këtij libri. Pas kësaj në seminarin e teologjisë të Shën Pjetrit të Cetinjës u bekua buka e festës dhe u organizua tryeza e dashurisë kristiane e festës.

Përfaqësuesit e popullit ortodoks gjatë kësaj tryeze përshëndetën dhe uruan festën klerikëve të Cetinjës theksuan fortësinë e cila karakterizon marrëdhëniet e kishave ortodokse shqiptare dhe serbe , si marrëdhënie të cilat duhet të jenë shembull bashkëpunimi midis dy popujve tanë. Rindërtimi i objekteve ortodokse të shkatërruara dhe i jetës fetare ortodokse , theksuan ata, është një nga pritshmëritë më pozitive të këtij procesi pajtimi.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k