Festimi i Pashkëve në Vrakë

IMG_0179

Me bekimin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë z. Anastas dhe Kryepeshkopit të Cetinjës Mitropolitit të Malit të Zi, z. Amfilohije u kremtua festa me e rëndësishme e krishterë Pashka në kishën e Shën Trinisë në Vrakë, të dielën me 12 prill 2015.
Liturgjinë e shërbeu atë Radomir Nikçeviq.
Pas kungimit të besimtarëve atë Radomiri bekoi dhe ndau vezët e Pashkës besimtarëve. Pas kësaj ai mbajti fjalën e rastit mbi Pashkën dhe rëndësinë e saj për njerëzimin. Ai interpretoi fjalët e Apostolit Pavlo i cili ka thënë se “ nëse Krishti nuk është ngjallur, atëherë është i kotë dhe besimi ynë”. Zoti ynë Jezu Krishti u lind për ne dhe për shpëtimin tonë në tokë, mori natyrën njerëzore dhe u bë njëri nga ne, jetoi me ne, vuajti për ne dhe u ngjall për ne. Ai e bëri këtë për të na hapur rrugën gjithsecilit nga ne, nga Adami dhe deri tek ky fëmijë i sapolindur në Shkodër, duke mos kërcënuar lirinë e askujt.” Duke vazhduar më tej, ai theksoi se Ngjallja e Krishtit është festa me e madhe e njeriut, sepse besimi ynë nuk është i kotë, por i pathyeshëm sepse edhe Krishti është i pathyeshëm.
Në fund të ligjëratës së tij, Atë Radomir Nikçeviq i përcolli bekimet dhe përshëndetjet për besimtarët nga Mitropoliti Amfilohije.
Me këtë rast delegacioni i Mitropolisë ndau dhe rreth njëqind paketa me dhurata për Pashkë për fëmijët si dhe numrin 245-të të revistës “ Svetigora” dhe libra si dhurata nga shtëpia botuese e Mitropolisë.
Në këtë liturgji mori pjesë dhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët.
Pas liturgjisë i organizua dhe tryeza e dashurisë të krishterë gjatë së cilës të gjithë të pranishmit i përshëndeti dhe z. Pavlo Brajoviq-Jakoja , kryetari i Shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze në Shkodër.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k