Festimi i vigjiljes së Krishtlindjes në Shkodër

IMG-02068eb46c5d4d37d1009a3642e52ef9-V

Pjesëtarët e pakicës Serbe dhe Malazeze në Shkodër festuan sot Vigjiljen e Krishtlindjes në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të mbledhur rreth zjarrit të shenjtë i cili simbolizon thëngjillin të cilin ka ngrohur virgjëreshën Maria gjatë lindjes së djalit të saj, zotit tonë Jezu Krishtit.

Në oborrin e kishës, nën tingujt e këmbanës së kishës, lutjen e mbajtën prifti i Shkodrës, atë Nikolla Petani dhe famullitari i kësaj kishe Ivan. Atë Petani në fjalën e tij theksoi simbolin të cilin e përfaqëson ndezja e drunjve të Krishtlindjes për sjelljen në këtë botë të birit të Zotit, si një burim ngrohtësie për të gjithë njerëzimin. Ai përmendi se Zoti zgjodhi të sjellë shpëtimtarin tonë në shtëpinë e thjeshtë dhe të ngrohtë të një familjeje të zakonshme, dhe jo si një mbret , sepse vlerat dhe virtytet më të mira janë karakteristika të njerëzve të zakonshëm larg të gjitha yshtjeve të pasurive të kësaj bote. Ai i uroi besimtarët që kjo ditë tju sjellë fat dhe bekimin e Zotit në shtëpitë e tyre, dhe sidomos falenderoi për bekimin Mitropolitin e Malit të Zi Amfillohije dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas.

Liturgjia e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 10 të paradites në të njëjtën kishë.

 

 

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k