Festohen Krishtlindjet në Vrakë

slika Bozic

6-7 Janar 2013
Besimtarët ortodoksë të kombësisë serbo-malazeze nga Vraka dhe Shkodra festuan në Kishën e Shën Trinisë në Vrakë, festën më të gëzueshme festare, lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Festës e tyre e cila filloi në orën 13 me ndjezjen e drunjve, iu bashkuan dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera si dhe pjesëtarët e popullit tonë nga të gjitha skajet e Shqipërisë.

Me ndjezjen e zjarrit , si simbol i lindjes së Krishtit, Atë Ljubomir Jovanoviq i ardhur nga Mitropolia e Malit të Zi i tha besimtarëve se Zoti është në tokë sepse janë ata që mbajnë dhe ruajnë dashurinë e tij dhe i bënë thirrje të ruajne harmoninë, shpirtin dhe besimin në Zot si gjënë më të shtrenjtë sepse vetëm kështu jeta në tokë behet qiellore.

Ditën tjetër u mbajt mesha  e përbashkët e priftërinjve të Mitropolisë së Malit të Zi të udhëhequr nga At Radomir Nikçeviq dhe priftit të kishës ortodokse të Shkodrës, At Nikolla Petanit, në të cilën morën pjesë një numër i madh i besimtarëve ortodoksë nga Shkodra, Vraka, Kopliku dhe Mali i Zi. Pas liturgjisë fëmijëve të pranishëm iu shpërndanë  dhuratat e përgatitura për to. Më pas u organizua për të ftuarit dreka tradicionale e Krishtlindjeve.

Shoqata ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” është organizatori i të gjithe ngjarjeve me aktivitet fetar ortodoks në Shkodër  dhe më gjërë. Shoqata përpiqet që nëpëmjet vendosjes së një rregjimi të rregullt të mbajtjes së shërbesave fetar në gjuhën serbe të rrisë  ndërgjegjen e njerëzve për identitetin e tyre ortodoks si fillimi i rrugës së gjatë të rilindjes kombëtare dhe forcimit të ndërgjegjes për përkatësinë kombëtare të njerëzve tanë në Shqipëri.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k