Festohet festa e Shën Savës në Vrakë

100_0773

Një numër i madh serbësh, malazezësh dhe i miqve të tyre nga Shkodra dhe më gjërë u mblodhën ditën e diel, me datë 27.Janar.2014 për të festuar festën e shenjtorit më të madh serb, Shën Savës. Me rastin e kësaj feste, liturgjinë e shenjtë, e cila filloi në mengjes , e shërbeu Hirësia e Tij, Kryepeshkopi i Cetinjës dhe Mitropoliti i Malit të Zi, z. Amfilohije me priftërinjtë e tjerë nga Mitropolia. Në kishën e tejmbushur të Shën Trinisë në Vrakë , Mitropoliti Amfilohije iu tregoi besimtarëve se fjala e Shën Savës është që të ruajnë rrënjët e tyre dhe të të tjerëve, që të dhurojnë dashuri pa kufi dhe që gjithmonë të ndjekin gjurmët e Shën Savës. Në kishë fëmijët që ndjekin kursin e gjuhës serbe i cili organizohet në Shkodër, recituan poezi për Shën Savën si një shenjtor mbrojtjës i shkollës dhe gjuhës serbe. Pas liturgjisë fëmijëve të pranishëm iu ndanë dhurata të shumta.
Më pas, Shoqata “ Moraça-Rozafa” organizoi në kuadër të projektit “ Festimi i festës së Shën Savës” një program të pasur kulturor dhe muzikor, me pjesëmarrjen e një numri të madh të pjesëtarëve të pakicës sonë, në sallën e një nga restorantet e zonës. Pas intonimit të hymnit Serb, Shqiptar dhe Malazez, grupi folklorik rinor “ Obiliq” nga Shkodra, në shoqërimin e orkestrës “ Sounds classic” kënduan këngë dhe kërcyen valle popullore nga të gjitha zonat e Serbisë dhe Malit të Zi. Bisedën poetike me këtë rast e mbajti poeti Budimir Dubak i cili ngrohu zemrat e të pranishmëve më vargjet e dashurisë për Shën Savën por edhe për Shkodrën si qendrës së lashtë të kulturës serbe.
Në festimin e ditës së Shën Savës mori pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq me bashkëpunëtorët si dhe shumë personalitete nga rradhët e përfaqësuesve të minoritetit serbo-malazez në Shqipëri.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k