Festohet ne Cetinje dita e shen Pjetrit dhe Palit

IMG-1bac2d5aced6dfa429dee9981813e76b-V-640x480

Me rastin e dites se shen Palit e shen Pjetrit me daten 12 korrik ne Cetinje te Malit te Zi u organizua grumbullimi tradicional i cili nisi me liturgjine e shenjte ne manastirin e Cetinjes. Me ftese nga mitropolia e Malit te Zi te pranishem ne kete event ishte edhe delegacioni nga kisha ortodhokse e Shkodres dhe shoqata ortodhokse shen Jovan Vladimir. Ne perberje te ketij delegacioni ishte kryetari i shoqates shen Jovan Vladimir z.Simo Ajkoviq dhe famulltari i kishes ortodhokse te qytetit te Shkodres ate Nikolla Petani te shoqeruar nga besimtare te shumte nga qyteti i Shkodres. Gjate ceremonise se liturgjise Mitropoliti Amfillohije foli per rolin dhe kontributin e madh qe kane per krishterimin dhe ortodoksine keta dy apostuj. Mitropoliti kujtoi se ne vendin ku dikur predikonin apostujt Pjeter dhe Pavle ne Antohi, Sirine e sotme aty ku te krishteret moren emrin si te krishtere, sot shohim shkaterrime kunder te krishtereve. Me tej Mitropoliti theksoi se te dy keta apostuj jeten e tyre tokesore e permbyllen ne vuajtje te tmerrshme.
Pas perfundimit te liturgjise se shenjte, Mitropoliti priti ne zyren e tij dhe zhvilloi nje bisede me kryetarin e shoqates shen Jovan Vladimir z.Simo Ajkoviq dhe famulltarin e kishes ortodhokse te Shkodres ate Nikolla Petani. U konfirmuan marredheniet shume te ngushta qe ekzistojne ndermjet mitropolise se Cetinjes nga njera ane dhe kishes ortodhokse te Shkodres dhe shoqates shen Jovan Vladimir. Shkembyen mendime dhe trajtuan tema qe paraqesin interes te dyanshem dhe rane dakort qe te mbajne lidhje te ngushta per cdo rast.
Me pas per nder te te ftuarve ku bente pjese edhe deleacioni yne, u shtrua nje dreke e cila kaloi ne atmosfere vellazerore. Gjate saj delegacioni nga Shkodra u pershendet nga te pranishmit dhe mori ftesa qe edhe ne te ardhmen te vizitoje maastirin e Cetinjes dhe vendet e tjera te shenjta ne Mal te Zi.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k