Hapet Qendra kulturore, edukative dhe argetuese e fëmijëve ortodoksë në Shkodër

lajmi 14

Shkodër, dt. 09.11.2013

Në Shkodër, nën organizimin e shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” u hap Qendra Kulturoro-edukative dhe argetuese e rinisë dhe fëmijëve ortodoksë në Shkodër. Në ambientet e shoqatës sonë u mblodh këtë të shtunë një numër i madh fëmijësh të grupmoshave të ndryshme me dëshirën e madhe që të shoqërohen së bashku, të luajnë, të mësojnë për vlerat kombëtare , elementët e kulturës, zakoneve dhe muzikës . Fëmijët do të kenë dy herë në javë , nga dy orë në dispozicion ambientet e shoqatës , gjatë 6 muajve, në mënyrë që të organizojnë vetë lojra, mësimin dhe aktivitetet e tjera.

Ambientet e shoqatës janë pajisur me televizor, kompjuter, platformën televizive në gjuhën serbe Total Tv. Nga ana tjetër, me qëllimin krijimin e kushte për argëtimin e fëmijëve të vegjël, janë siguruar lojra të ndryshme, ndërsa për fëmijët e tjerë është siguruar një numër i madh mjetesh didaktike, libra me përralla, lojra inteligjence, por edhe libra në gjuhën serbe të cilat përmbajnë dijet themelore mbi biologjinë, jetën e kafshëve dhe të bimëve, gjeografinë, kulturën dhe monumentet fetare ortodokse por edhe mbi vetë gjuhën dhe alfabetin serb.

Qendra udhëhiqet nga vetë djemtë dhe vajzat tona të reja. Qendra ka koordinatorin e vet, me profesion sociologe, i cili jep instruksione dhe ndjek realizimin e aktiviteteve. Ata ndër të tjera do të sigurojnë realizimin e kontakteve me organizatat e tjera rinore në Serbi, Mal të Zi për të organizuar aktivitete të përbashkëta dhe vizita të ndërsjellta midis tyre.
Për fëmijët do të organizohen shëtitje, vizita në muze, vajtje në kinema, shfaqje, vizita të ndërsjellta tek bashkëmoshatarët në Mal të Zi. Në bashkëpunim me Mitropolinë e Malit të Zi fëmijët do të vizitojnë dhe Manastirin e Cetinjës , shkollën e mësimit të fesë dhe Kishën e Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë.

Realizimi i këtij projekti kaq të rëndësishëm për fëmijët tanë u mundësua falë mbështetjes financiare të Zyrës për bashkëpunim me diasporën dhe Serbët e rajonit të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k