Homazhe me rastin e njëqind vjetorit të Luftes së Parë Botërore

Si çdo 11 nëntor, edhe këtë vit përfaqësuesit e organizatave të pakicës kombëtare serbo-malazeze në Shqipëri, shoqatave “ Moraça-Rozafa”, “ Shën Jovan Vladimir” dhe “ Jedinstvo” u mblodhën për të dhënë nderimet ushtarëve të ushtrisë serbe të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së I Botërore. Me këtë rast ata vendosën kurora me lule në vendin ku prehen luftëtarët serbë si shenjë respekti për sakrificën e tyre për lirinë e Serbisë dhe të njerëzimit.
Në emër të ambasadës së Republikës së Serbisë në Tiranë të pranishmëve iu drejtua përfaqësuesi i ambasadës, z. Jugoslav Gjorgjeviq i cili i falenderoi për pjesëmarrjen në përkujtimoren e trimërisë së tyre për popullin dhe atdheun serb, duke theksuar se kjo nuk duhet harruar nga brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Përfaqësuesit e pakicave tona mbajtën me këtë rast emblemën në formën e lules Ramonda Nathaliae, e cila simbolizon Ditën e paqes në Luftën e I Botërore e cila për herë të parë kremtohet si festë zyrtare në Serbi.
No comments yet
Comments are closed