Kremtohet festa e Shën Savës në Shkodër

IMG-eab8a3395a29c4610dfc17ac8d3ac005-V-480x640

Me bekimin e Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë z. Anastas dhe të Mitropolitit të Malit të Zi, z. Amfilohije, të dielën, në kishën e Shën Trinisë në Vrakë u kremtua festa e Shën Savës, kryepeshkopit dhe shenjtorit të parë serb nën drejtimin e protojerej Predrag Shqepanoviq drejtuesi i kishës së Podgoricës , me bashkëshërbesën e Zlatko Vasic, drejtuesit të kishës së Zetës dhe priftit Ivan Popovic, klerik i Kishës Ortodokse Shqiptare, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Vraka dhe Shkodra.

Atë Predrag gjatë fjalës së rastit falenderoi për bekimin Kryepeshkopin Janullatos për mundësinë për të shërbyer në këtë tempull. Ai gjithashtu foli për misionin apostullor të Shën Savës.

“ Shën Sava i donte të gjithë njerëzit. Ai i takon popullit serb, por i takon dhe popujve të tjerë dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë. Shkodra është sintezë kulturash, vendesh të shenjta, fatesh njerëzore, të trishtueshme dhe të gëzueshme. Këtu kanë kaluar shumë luftëtarë, shumë perandori kanë rënë, ka pushuar daullja e luftrave të lashta, por ka mbetur historia e Shkodrës si një qytet i shenjtë i vendeve të shenjta. Nuk i ka mbuluar errësira, por jetojnë në shpirtrat tuaj që jetoni në Shqipëri” , tha atë Predragu.

“ Sot jemi këtu duke festuar Shën Savën dhe duke thirrur për të na bekuar tokat, livadet si dhe njerëzit e shtëpisë. Paçi bekimin e Sveti Savës dhe le tju sjellë ai momentet më të bukura të gëzimit dhe dashurisë” , përfundoi atë Predrag Shqepanoviq.

Në fund të liturgjisë, përfaqësuesit e Mitropolisë ndanë për besimtarët dhe fëmijët dhuratat e festës.

Më pas, u organizua dhe tryeza e dashurisë vëllazërore në të cilën morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të shoqatës Ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” dhe shoqatës së minoritetit Serbo-Malazez “Moraça-Rozafa”, Simo Ajkoviq dhe Pavlo Brajoviq.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k