Krishtlindjet në Shkodër

20180107_101816-800x600

Të dielën, me 7 Janar të këtij viti, një numër i madh besimtarësh ortodoksë të cilët festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Julijan u mblodhën në kishën e Shën Trinisë në Vrakë për të festuar lindjen e Birit të Zotit dhe për të marrë pjesë në liturgjinë tradicionale të Krishtlindjes.

Si çdo vit, atë Radomir Nikçeviq nga Mitropolia e Malit të Zi udhëhoqi liturgjinë e shenjtë, dhe pas këndimit të Dhjatës, u uroi të pranishmëve paqe dhe gëzime në shtëpitë e tyre. Ai theksoi mençurinë e dijetarëve hebrenj të cilët dinin thjeshtësinë me të cilën Zoti vendosi që Biri i tij i Shenjtë të lindë në një shpellë sepse „ në vend të krijimit njerëzor, Zoti zgjodhi që ai të lindte në vendin të që kishte krijuar ai vetë. Krishti i kthehet çdo gjenerate dhe njeriu i cili pranon lindjen, egzistencën dhe qëllimin për të cilin ai erdhi në këtë botë” –tha atë Radomiri.

– Krishti u sakrifikua për ne, dhe për këtë edhe ne ngrohim vatrën tonë me drunjtë që simbolizojnë lindjen e tij. Krishti, Biri i Zotit, njëri nga Shën Trinia, u lind si njeri që të shpëtonte çdonjërin nga ne. Zoti le tju japë paqe, dritë dhe ngrohtësi në shtëpitë tuaja dhe që dashuria dhe ngrohtësia e tij të transformojë çdo shpirt në këtë qytet sepse vetëm kështu dëshmohet se kjo jetë është vetëm rruga drejt jetës së përjetshme“ –përfundoi fjalën e tij atë Radomiri.

Ai i përcolli të gjithë besimtarëve bekimin e Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije dhe përshëndeti Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariq dhe kryetarët e shoqatave Shën Jovan Vladimir dhe Moraça-Rozafa.

Pas kungimit, fëmijëve iu ndanë dhuratat e festës, ndërsa për miqtë u organizua tryeza e dashurisë kristiane në një nga lokalet e zonës.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k