Ministri Bushati prezanton ligjin për pakicat në Shkodër

22664450_10214583153036236_1033657727_o-660x330

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, i shoqëruar nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë i zgjedhur në zonën e Rrethinave e banuar nga një numër i konsiderueshëm i komunitetit serb dhe malaze, z. Luan Harusha dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë, i dedikoi vizitën e parë në prezantimin e ligjit për pakicat kombëtare dhe u takua në selinë e shoqatës së pakicës Serbe “ Moraça-Rozafa” me përfaqësuesit e organizatave të pakicës Serbe në Shkodër si dhe me përfaqësues të organizatave të minoriteteve Rome, Malazeze dhe Egjiptiane që operojnë në Shkodër të njohura së fundmi me miratimin e ligjit “ Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Në emër të pakicës sonë kombëtare, z. Pavlo Jakoja kryetar i shoqatës Serbe “ Moraça-Rozafa”, si dhe kryetari i shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” z. Simo Ajkoviq falenderuan ministrin Bushati për iniciativën për miratimin e këtij ligji të advokuar nga ato për 27 vite. Ata shprehën bindjen se ligji i ri do të sigurojë kushte të barabarta të përfaqësimit, për pjesëmarrjen dhe integrimin me të drejta të plota në jetën arsimore, kulturore dhe sociale të vendit.
Ministri Bushati theksoi se pavarësisht paragjykime]ve politike me të cilat është hasur miratimi i ligjit, realiteti dhe rëndësia e ligji për pakicat në sigurimin e përfaqësimit të tyre mbizotëruan ndaj kritikave, gjë që kishte qënë e pamundur deri tani. Themelimi i Fondit të veçantë për financimin e projekteve të pakicave do të sigurojë mjetet për financimin e aktiviteteve të tyre të dedikuara për ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicave. Ai theksoi se ligji i miratuar është në frymën e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve dhe detyrimet që ka Shqipëria në rrugën e integrimeve euroatlantike. Në fund ministri Bushati premtoi se puna për implementimin e ligjit nuk do të mbetet vetëm në miratimin e akteve nënligjore por do të fokusohet në ndryshimin pozitiv të gjendjes dhe trajtimit të minoriteteve në terren.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k