Ministria e Kulturës dhe e Informimit të R.Serbisë mbështet mediat në gjuhën serbe në Shqipëri.

MKC-Logo--231x139

Ministria e Kulturës dhe Informimit e R.Serbisë edhe këtë vit qe nuk ishte i zakonshem per shkak te pandemise dhe krizes ekonomike, kontribuoi financiarisht në realizimin e projekteve të shoqatave që përfaqësojnë pakicën kombëtare Serbo-Malazeze në Shqipëri.

Projekti mediatik siç është faqja e internetit e shoqatës ortodokse “Shën Jovan Vladimir” në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze në adresën www.identitet.al, është media e vetme e shkruar elektronike në gjuhën serbe, dhe që mbulon e publikon informacione mbi egzistencën, jetën dhe aktivitetet e bashkësisë serbe në Shqipëri u financua edhe këtë vit nga Ministria e Kultures dhe Informimit të R.Serbisë. Ky është i teti vit radhazi që kjo Ministri e bashkëfinancon këtë projekt, e në këtë mënyrë mundësoi botimin dhe përditësimin e këtij portali si e vetmja media e shkruar ne gjuhen serbe ne Shqiperi.

Po ashtu, kjo Ministri miratoi fonde per bashkëfinancimin disa mujor te projektit të shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “Moraça-Rozafa” i cili ka te beje me emetimin e një emisioni avor në gjuhën serbe në një nga televizionet lokale të Shkodrës me përmbajtje ngjarjet nga rajoni ynë, si dhe aktivitete që kanë të bëjnë me pakicën tonë, por dhe mbi kulturën, zakonet muzikën dhe artin nga Serbia dhe hapësirat e rajonit të Ballkanit

Realizimi i këtyre projekteve do të ishte i pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e kësaj Ministrie e cila në vazhdimësi ka dhenë një kontribut vendimtar. Shpresojmë që ky bashkëpunim tashmë mbi 10 vjeçar i shoqatave që përfaqësojnë pakicën serbo-malazeze në Shqipëri të avancojë edhe më shumë me qëllim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombetar.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k