Ministria e Kulturës së Serbisë mbështet mediat në gjuhën Serbe në Shqipëri

MKC Logo

Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë ka vazhduar dhe këtë vit të luajë një rol vendimtar si financuese e projekteve të shoqatave të pjesëtarëve të pakicës kombëtare Serbo-Malazeze në Shqipëri. Projektet mediatike siç është faqja e internetit e shoqatës ortodokse “ Shën Jovan Vladimir” në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze në adresën www.identitet.al e cila është media e vetme e shkruar elektronike në gjuhën Serbe e cila mbulon dhe publikon informacione mbi egzistencën, jetën dhe aktivitetet e bashkësisë serbe në Shqipëri, si dhe ai i shoqatës së pakicës kombëtare Serbo-Malazeze “ Moraça-Rozafa” i cili konsiston në emetimin e një emisioni javor në një nga televizionet lokale të Shkodrës me përmbajtje ngjarjet nga pakica jonë, por dhe mbi kulturën, muzikën dhe artin nga hapësirat e popullit amë, edhe këtë vit do të financohen nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë ashtu si dhe vitet e kaluara.
Si financuesi i vetëm i mediave të vetme në gjuhën serbe në Shqipëri, Ministria ka marrë rolin e mbështetësit të ruajtjes së gjuhës serb në ambientin e mbyllur të Shqipërisë, në mungesë të mbështetjes të cilën organet shtetërore të Shqipërisë duhet të ofrojnë në frymën europiane për ruajtjen e gjuhëve të pakicave, përparimin e komunikimit të pakicave në gjuhën amtare dhe kujdesin për vlerat kulturore, kombëtare dhe fetare të cilat pakicat mundohen ti ruajnë.
Shoqatat tona shprehin falenderimet e përzemërta për mbështetjen e vazhdueshme të cilën ofron Ministria e Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë dhe angazhohen të vazhdojnë të sigurojnë formën më të mirë të informimit të opinionit publik në Shqipëri dhe më gjërë për egzistencën e pakicës sonë dhe të punojnë në afirmimin e të drejtave tona dhe në të ardhmen.

No comments yet

Comments are closed

Copyright (C) 2014, Shoqata Identitet | Faqe Interneti nga Interweb.al sh.p.k